"Qyteti Studenti" shtyn regjistrimet, edhe nje shans per te paregjistruarit
Me fillimin e vitit te ri akademik ka perfunduar edhe procesi i regjistrimit te studenteve ne bujtina. Per kete vit, "Qyteti Studenti" do te strehoje me shume se 6200 studente te ardhur nga i gjithe vendi. Sipas burimeve nga qyteza e studenteve, per te gjithe ata qe akoma nuk jane regjistruar afati i regjistrimeve shtyhet deri me daten 15 tetor. Gjate muajit shtator jane bere edhe nderhyrjet e nevojshme ne bujtina, ne vendosjen e dusheve, krijimin e hapesirave te nevojshme per studentet dhe garantimin e kushteve te duhura higjieno-sanitare, ne menyre qe studenteve t'u mundesohet nje akomodim i pershtatshem dhe me kushtet e duhura. Nderkohe, per banoret e "Qytetit Studenti", qe nga fillimi i muajit tetor eshte vendosur ne dispozicion linja urbane qe u shkurton ndjeshem distancen me qendren. Urbanet kane filluar funksionimin normal te tyre me orar cdo 20 minuta. Studentet vleresojne faktin qe per here te pare kane ne dispozicion urbane, per shkak te largesise me fakultetet. Por, nga ana tjeter, ata mendojne se nuk e perballojne dot cmimin e biletes prej 30 lekesh dhe kerkojne qe te levizin falas me karten e studentit apo me abone me cmim te ulet.