Gjergji Bojaxhi: Në PD ngatërrojnë politikën me pushtetin
Gjergji Bojaxhi ka provuar një zhgënjim të madh prej PD-së. Po ku konsiston ky zhgënjim? Nga se ka ardhur? Pse në këtë moment? Pse jo më parë? Ai lë të kuptohet se gjatë 13 viteve në SHBA e kish krijuar një ide se çkish qenë PD-ja e Berishës, por nostalgjia për PD-në e fillimit të mbushur me intelektualë dhe ideja se asgjë smund ta njohësh më mirë pa qenë brenda e kanë bërë ti futet aventurës. Përveç kësaj, si një element të dytë që ka sjellë zhgënjim është fakti që në PD e në maxhorancë pushteti ngatërrohet me karriken dhe politika ngatërrohet me pushtetin. Dhe si faktor të tretë që prodhoi zhgënjim është koalicioni me LSI-në, të cilën e quan sh.p.k. e për të cilën shoqëria shqiptare kështu mendon nuk duhet të votojë.
Të krijohet përshtypja se nuk arrin ti thotë gjërat deri në fund, por kjo është e shpjegueshme edhe nga natyra e intervistës në rubrikën disi të relaksuar Lunch të Mira Kazhanit në të përditshmen shqiptarja.com.
respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2012/4/4/gjergji-bojaxhi-ne-pd-ngaterrojne-politiken-me-pushtetin