Haxhinasto-Wollfarth: Të përfundojë në kohë reforma zgjedhore
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka vlerësuar progresin e arritur për reformën zgjedhore por ka kërkuar përfundimin në kohë të saj.
Në një takim me kreun e Pranisë së OSBE në Shqipëri, Eugen Wollfarth, Haxhinasto ka theksuar se progresi në këtë drejtim do të jetë shumë i rëndësishëm.
Gjithashtu ministri Haxhinasto shprehu vlerësimin se edhe kontributet ekzistuese të pranisë së OSBE në Shqipëri që sipas tij ndikojnë drejtpërdrejtë në afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.