Gjinushi: Ju tregoj delenxhinjte e se majtes

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", ka analizuar gjithe shkaqet qe cuan ne mosardhjen e se majtes ne pushtet. Ai ka renditur si shkaktare te humbjes vjedhjen e votave nga Berisha, shitjen e LSI tek Berisha dhe mungesen e strategjise se lidershipit te PS, per te bashkepunuar me aleatet, vecanerisht me PSD. Per te, nje pushtet i tille s'duhet te vijoje me, por duhet te shkohet menjehere ne zgjedhje te parakohshme.
Zoti Gjinushi, jemi pothuajse nje muaj pas zgjedhjeve te 28 qershorit, ku Partia Socialiste dhe e majta shqiptare humbi. Tashme e majta do te jete ne opozite edhe per kater vite te tjera. Si e vleresoni kete fakt?
Ne kemi ritheksuar qe e majta nuk i ka humbur zgjedhjet, por e majta eshte shitur perseri, sic u shit ne 2005, sic u shit ne 2007, por qe nuk arriti te ndikoje tek shitja deri ne humbje te zgjedhjeve, pasi lokalet kane karakteristika te tjera dhe sic u shit ne zgjedhjen e Presidentit. Si gjithnje, menaxheri kryesor i ketyre shitjeve eshte LSI dhe kryetari i saj, te cilet prej kater vjetesh, kane taktike dhe strategji te tyre vetem shkaterrimin e te majtes, ne favor gjoja te rritjes se LSI-se, apo qe LSI-ja te behej drejtuesja e se majtes dhe Meta kryetari historik i saj. Keshtu qe, ne shohim qe edhe ne keto zgjedhje dhe vecanerisht pas zgjedhjeve, nuk u zhduk fenomeni me negativ, qe gjoja i atribuohej "Dushkut", pra shitja e deputeteve. Tashme pame qe ka shitje deputetesh ne ekip, shiten si grup partie. Ku konkretisht, nje parti, e cila deklarohej me e majta e tera koherave, qe reklamohej si socialiste e vertete, kete kishin kale te tyre te betejes dhe si e vetmja e force qe s'bente pazare dhe kompromise me Berishen ne dem te demokracise, por perkundrazi ishte e vetmja qe garantonte largimin e tij, u shit ne bllok. Eshte kjo shitje e kater mandateve te LSI-se, qe vune ne diskutim fitoren apo humbjen e te majtes ne zgjedhjet e qershorit. Ndersa po t'i referohesh shifrave, kuptohet qe votuesit e majte edhe njehere tregojne qe jane shumice, shumice derrmuese ne Shqiperi, qe alternativa per largimin e Berishes eshte alternative qe ka fituar 100 mije vota plus, qe alternativa per te rimbajtur gjalle Berishen ku u mblodhen lloj-lloj partish, deri tek partia qe s'i dihet emri i kryetareve, humbi dhe nuk qe fituese, si me vote populli dhe me mandat. Pasi ne vote popullore eshte ne minorance dhe ne mandate, me gjithe emerimet e mbrapshta, me gjithe manipulimet, me gjithe mungesen totale te transparences ne kete proces, perseri mezi siguroi 70 mandate. Pra, jane tera keto argumente qe tregojne se e majta kishte te gjitha shanset dhe legjitimitetin per te fituar zgjedhjet, megjithate i nxori barazim. Dhe ne cdo vend normal, ne cdo vend ku nuk ekziston trafiku i deputeteve, nuk ekzistojne politikanet te cilet tallen me voten e popullit, te cilet mashtrojne elektoratin hapur fare dhe ne menyre diametralisht te kundert, patjeter qe shkoi ne nje "shtese loje". Pra ky rezultat realisht mund ta quaj edhe nje cike fatlum per Shqiperine. Pasi Shqiperia mbi te gjitha, ne zgjedhjet e qershorit humbi standardet zgjedhore, pra nuk i arriti ato. Dhe jo vetem nuk i arriti, por s'arriti as nivelin e 2007-tes, madje as te 2005-es. Ne menyre absolute jo. Pra shkalla e ankesave, e deformimeve, eshte me e larte ne 2009 se sa ne 2005, ku Shqiperise ne cdo rast i duhet standardet zgjedhore per t'u kthyer ne nje vend normal. Kete e deshmon fakti qe nderkohe qe fiton pazari Berisha-Meta, ose kerkojne te shpallen fitues dy matrapaze te politikes, Bashkimi Evropian fillon procesin e heqjes se vizave edhe per Maqedonine, edhe per Serbine, edhe per Malin e Zi, qe jane vende te konfliktit dhe te pasluftes dhe nuk hiqen vizat per Shqiperine. Sepse Berisha quhet njeriu qe denon me rende Shqiperine, se sa kriminelet e luftes, Serbine. Pra, pikerisht kjo do te thote qe Shqiperise i duhen patjeter zgjedhje. Pasi ne rast se dhe miqte tane, ne rast se i gjithe opinioni dhe ambasadoret kryesore, shpreheshin qe ne zgjedhjet e qershorit mbi te gjitha duhet te fitoje Shqiperia, kuptonin pikerisht vetem kete gje, qe zgjedhjet te jene te standardeve. Pak rendesi ka, kush i fiton ne kushtet kur jane te standardeve. Kurse ketu kemi jo vetem zgjedhje jashte standardit, por kemi nje pazar qe nuk cohet neper mend ne vendet ku ka demokraci dhe ku behen zgjedhje te standardeve evropiane. Nuk ndodh asgjekund dhe s'ka asgje te perbashket me Evropen e qyteteruar, sic duan te thone disa delenxhinj, fakti qe hyn ne zgjedhje si i majte dhe neser del si i djathte, fakti qe kerkon mandatin per shkuljen e Berishes dhe neser thua, "do te qeveris me Berishen". Kjo nuk eshte as risi, kjo nuk eshte nje praktike perendimore, kjo nuk eshte legjitime. Ky eshte nje matrapazllek i paster politik apo nje prostitucion i paster politik dhe kete e toleron vetem nje popull qe nuk di fuqine e vet, e toleron vetem nje elektorat qe nuk di ende se cfare do te thote qe "zgjedhjet i zgjedh populli". Nese ne themi qe eshte populli qe vendos, nese themi qe ne shume emisione televizive apo ne fushata televizive qe Shqiperia vendos, do te thote qe jane shqiptaret qe do te vendosin se kush do te qeverise kater vitet e ardhshme. Vendimi ishte "Berisha jo", ndersa Meta tha "po". Pra nuk vendosi populli me voten e lire, por vendosen disa matrapaze me pazaret dhe krushqite e tyre. Rrjedhimisht te tere kete kane theksuar, qe, Shqiperise i duhen standardet qe ne te behemi vend normal. Prandaj kalimi i zgjidhjeve te parakohshme me nje qeveri neutrale do te ishte i vetmi ilac per t'i dhene vendit zgjedhje normale dhe per t'i hapur rrugen e BE-se, e per te qendruar me dinjitet ne NATO.
Eksponente te se majtes, kane ngritur idene e zgjedhjeve te parakohshme. Ju si e shikoni kete gje?
Se pari, duhet ta kerkojne te gjithe, te majte dhe te djathte. Duhet ta kerkojne sepse Shqiperia nuk fiton, vete Shqiperia humbi, mbeti perseri nje vend qe nuk ka standarde zgjedhore. Standard zgjedhor do te thote respektim vote, do te thote qe vertete vendos populli. E dyta, do ta kerkonin te majte e te djathte, pasi sipas alternative qe u paraqiten ne zgjedhje, sipas fushates qe u be, sipas premtimeve, sipas votes u dha, nuk ka fituar asnje pale, mandatet jane ndare 70 per "qeverisjen" aktuale dhe 70 kunder. Madje 4 te LSI-se hiqeshin sikur ishin me kundra se kundrat. Per pasoje, ky popull duhet te kerkoje te respektohet vendimi i tij dhe duhet te mos pranoje qe te vazhdoje pazari apo trafiku i deputeteve. Shoku Meta, dikur ka thene qe eshte trafiku me i rrezikshem, bashke me ne eshte bashkuar ne zerin qe, trafiku i deputeteve eshte fenomeni me negativ, pra sic beri Xhuveli. "Xhuvelizmi" eshte denuar nga te gjithe, madje eshte quajtur fenomeni "Dushk". Kujtoj qe deri dje, bertisnin per numrin te sakte te votes, bertitej sepse duheshin komisionare dhe per parti te tjera, te beheshin komisione te balancuara, pasi vidhet vota, deformohet vota. Atehere pyes, cfare rendesie ka deformimi i votes ku ketu shiten mandate? Nese ti manipulon nje kuti apo nje qender votimi apo 5 vota kendej dhe 10 vota andej, sigurisht eshte negative. Kur deputeti i merr paster votat, si i majte dhe antiberishe dhe te nesermen thote qe do te shkoj me te, atehere kjo eshte me shume se sa vjedhje. Kjo eshte vjedhje me sy hapur, kur nuk vidhet me kokrra, vidhet me peme, vidhet me hektare. Rrjedhimisht duhet ndalur ky fenomen dhe te majte te djathte, nese duan qe ne Shqiperi te vendose populli dhe nese duan qe ne Shqiperi te kene kuptim zgjedhjet, atehere s'duhet ta pranojne nje levizje te tille, nje pazar te tille. Mjaftojne keto dy arsye per te kuptuar zgjedhjet e parakohshme, duhet t'i kerkonin te gjithe, per hir te vendit, te legjitimitetit, te nje morali dhe per hir te asaj qe vertete ne Shqiperi zgjedhjet te jene qe populli zgjedh se kush qeveris ne 4 vjet, dhe jo qe vjedhjet te dalin mbi zgjedhjet, sic po tentohet te behet tani me pazarin apo me krushqine PD-LSI.
Ku gaboi e majta ne keto zgjedhje?
E majta ka gabuar. E para, kemi hyre ne zgjedhje pa standarde. Opozita eshte per te mbrojtur voten e lire, eshte per te garantuar dhe te gjithe kontrollet qe behen ne procese zgjedhore, gjithmone jane per te ndalur abuzimet me pushtetin. Aq me teper ku ne pushtet ke mjeshtrin e manipulimeve dhe aq me teper kur ky tani ka edhe pervoje, por edhe ka vjedhur bindshem fondet publike per te manipuluar. Pra, opozita ashtu si lokalet, toleroi duke hyre ne zgjedhje pa u plotesuar standardet. Ne kemi hyre ne zgjedhje ku 300 mije vete nuk kane karta, pra indirekt i ke hequr te drejten e votes. Keto nuk mbulohen me fraza qesharake qe aty e kishin, po te donin t'i merrnin. Qytetari ka te drejte te nderroje mendje deri ne momentin e fundit. Nga ana tjeter s'mund te kesh zgjedhje normale kur gjysma jane me karta dhe gjysma me pasaporte. Kartat duhet te jene te kontrollueshme. Kurse ketu kartat ishin lehtesisht te falsifikueshme, si certifikatat. Pra, perfundimisht, deri sa u krye nje proces zgjedhor jo i standardeve do te thote qe t'i ke pranuar nje ndeshje ne kushte jo te barabarta. Ky eshte gabimi. Gabimi i dyte eshte qe me LSI-ne, eshte mbajtur nje qendrim i dyzuar. LSI-ja dihet qe eshte nje 'loje' e Saliut dhe Ilirit, historikisht i takonte barra asaj qe t'i zgjidhte marredheniet me votuesit dhe jo PS-se dhe te majtes ne teresi. Pasi ne kishim te gjithe te drejten te dyshonim mbi te, per shkak te 2005, per shkak te 2007 dhe per shkak te pozicionimit agresiv qe mori edhe ne 2009. Nuk mund te kete alibi, do te thuash qe ne vitin 2005 e cova te majten ne opozite se doja te hiqja Nanon, tani e cova se duhet te hiqja Ramen. Atehere ishe kunder, luftoi Nano per te mbajtur Berishen ne pushtet, tani ne 2009, behet mik me Nanon per te mbajtur Berishen ne pushtet dhe per te hequr kryetarin e PS-se. Pra LSI-ja gjithmone kunder kryetarit te PS-se dhe gjithnje pro kryetarit te PD-se. Atehere kjo gje duhej thene me qarte dhe me shqip votuesit, qe LSI-ja eshte nje force qe luan me dy porta. Tjetra, e treta eshte ajo qe varet nga ne. Pra, vleresoj qe mosplotesimi i standardeve zgjedhore eshte kryesisht pergjegjesi e qeverise. Eshte dhe e nderkombetareve qe monitorojne dhe atyre qe kane imponuar, qe i kane quajtur te bollshme keto reforma, sic benin presion ne 2007 qe te hynin ne zgjedhje, qe gjoja do te kapeshin standardet dhe pastaj rezultoi qe ishin shans i humbur. Tradhtia e LSI-se nuk eshte pergjegjesi e PS-se apo te se majtes, pasi s'mund te japesh llogari se pse shitet tjetri, jo me qe ai eshte shitur qe kur ka lere. Pra, nuk eshte nje fenomen i ri, nuk eshte nje gje mund te justifikohet me gjoja marredhenie me lidershipin aktual te PS-se, pasi ky eshte nje pazar me i vjeter. LSI-ja qe kur ka lindur ka lindur per t'u shituar, ndryshe nga reklama qe t'i s'je per t'u shitur, LSI-ja per kete eshte krijuar. Atehere e majta kishte ne dore pjesen e vet, duke qene se hyne nje kundershtar, i cili di vetem te manipuloje, duke qene qe paraja do te ishte forca kryesore levizese ne keto zgjedhje, duke qene qe edhe nje pjese e elektoratit shan korrupsionin dhe ne fakt e ka qejf korrupsionin, hallin e ka vetem te ndaje bashke me te korruptuarit. Duke qene qe ke edhe nje LSI, edhe disa te tjere dhe ne teresi nje fenomen ne te majte qe shume perfaqesues te se majtes luftojne me shume njeri-tjetrin se sa Berishen, ngaqe bashkepunojne me Berishen per te luftuar njeri-tjetrin dhe nuk e hezitojne te shesin te majten, atehere PS-ja duhet te kish kuptuar qe nje vit e disa perpara, duhet te krijonte nje front dhe teza ne front, nje bashkim sa me te fuqishem edhe me forme edhe ne permbajtje, duhet te kishte nje bashkepunim absolut me aleatet, sidomos me Partine Social Demokrate. Disa mund te kene qeshur ne ate kohe kur kam thene qe nuk percakton raporti PS-LSI fitoren, percakton raporti PS-PSD. Pasi flisja pikerisht se pari per votuesit e majte. Ne duhet te mbledhim sa me shume te majten, duhet te bashkepunojme sa me fort me njeri-tjetrin, pasi pavaresisht se si kane dashur ta nenvleftesojne rolin e PSD-se, ky bashkepunim ne 2001 ka kushtuar 70 mije vota. Pra nese kete radhe ka kushtuar qofte edhe 20 mije vota, keto do te ishin te mjaftueshme per te fituar zgjedhjet edhe pa LSI-ne, per te qene si grupim, grupimi i pare. Jo vetem kaq. Kur theksoj bashkepunimin PS-PSD, e them kete se ketu fillon, kur s'je i hapur, i sinqerte, kur s'je ne bashkepunim real me aleatin kryesore, kuptohet se sa bezdi i ke te tjeret. Ka rendesi fryma dhe pikerisht ajo qe kam theksuar qe nje vit e gjysme me pare dhe paralajmeruar qe, PS-ja eshte pak e pergatitur per te perballuar sistemin spanjoll, i cili do nje fryme bashkepunimi maksimal. Nderkohe qe ky sistem po zgjidhej per te eliminuar aleatet. Po hyre edhe me deshiren qe, dhe te fitoj zgjedhjet dhe te eliminoj aleatet, perballe te gjithe ketyre problemeve te tjera, absolutisht qe veshtiresohej shume fitorja ne zgjedhje. Pikerisht ne ketu e kemi pasur dhe kemi kritiken kryesore, pasi kjo ishte gjeja qe kishim ne dore. PS-ja s'kishte arsye pse te gabonte, s'kishte arsye pse te hynte perseri me frymen e 2001 apo 2005, qe fitoj edhe vetem, qe marr 71 vende, marr 72 vende. Absolutisht duhet te vleresonte deri ne nje vote bashkepunimin maksimal, vecanerisht bashkepunimi me PSD-ne. Duhet te krijohej nje bashkim shume te hapur, shume te forte, te sinqerte, real, me PSD-ne dhe te majten, qe pastaj te ishte morali dhe te kishte edhe efektin per te thithur votat te se djathtes se zhgenjyer, e cila gjithashtu do te ishte e gatshme te votonte per ne, po te shikonte qe ishim bindes fitues.
Sa pergjegjesi ka kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, per humbjen ne keto zgjedhje?
Kuptohet qe shume vete kapen tek sistemi. Zgjedhja e sistemit patjeter qe eshte nje moment kyc, pasi sistemi kondicion dhe taktiken zgjedhore. Lideret ne fund te fundit jane, qe te dine te zgjedhin taktiken me te mire, ne nje moment te caktuar. Pra dy momente jane kur kryetari i partise apo kryetari i opozites vleresohet: Gjen taktiken me te mire, si ne ndeshjet me te medha qe vleresohen trajneret, te gjeje nje taktike qe perballojne, per shembull Brazilin apo Gjermanine, pra si ndeshje derbi, ku jane kryesoret. Sigurisht pastaj eshte dhe roli qe luan si kryeminister, apo si drejtues qeverie, se sa te suksesshem jane qeverisjet, por kur je ne opozite patjeter qe ka shume rendesi taktika. Ketu absolutisht vleresoj qe pergjegjesia ne teresi eshte ne frymen e saj, pasi nuk shoh dallim midis frymes qe kish ne 2001, frymes se 2005 dhe frymes me 2009, ne vleresim te aleances, ne zgjedhjen e sistemit, ne hapesirat qe i jep sistemi per hile ndaj njeri-tjetrit. PS eshte sjelle njelloj. Pra gjithmone ideja dhe ajo qe ka vuajtur PS-ja eshte qe i dua aleatet vetem per te rritur rezultatin tim, jo te perbashket dhe taktika kryesore ngrihet jo si te fitojme zgjedhjet, si te marre pushtetin, por si do te ndahet pushteti ndaj fitores. Ku fitoren e quajne te presupozuar. Ne kete aspekt, vleresoj qe dhe lidershipi i sotem i kesaj radhe nuk pati forcen, formimin, prirjen per te ndalur kete megalomani historike qe ka PS-ja, keto gabime taktike zgjedhore qe ka PS-ja, qe ne 2001 zgjedh te pavarurit dhe ben 'corap', desh humbi zgjedhjet duke qene 15% perpara, duke qene zgjedhje jo legjitime, me shumice te cunguar dhe te kufizuar. Zgjedhjen e Presidentit e humbet po prej taktikes se gabuar dhe tani perseri, i jep mundesi LSI-se qe te shitet. Them i jep mundesi, pasi kuptohet qe ne rezultatin minimal qe kishte e majta kete radhe, 68-69 vende, edhe ne kete situate, vetem me nje taktike me pozitive, LSI-ja s'do te kishte mundesi qe te bente rolin e matrapazit sic po ben. Keshtu qe, lidershipi patjeter qe ka pergjegjesine e vet, eshte ai qe duhet te ndikoje ne ate qe perfundimisht zgjidhet taktika qe e kthen partine fituese.
Me gjithe keto mangesi qe ju vereni tek lidershipi, a duhet te jape doreheqjen?
Problemi i pare ne te majten eshte shitblerja. E dyta, e majta duhet te clirohet nga personat qe e shiten dhe e blejne. Kjo tashme eshte kthyer ne fenomen te papranueshem. Nuk eshte me nen rrogoz, nuk eshte me per poste, eshte me 'pare ne dore', eshte paster, eshte hapur dhe "xhuvelizmi" eshte kthyer ne ligjesi, e ka kaluar cdo cak. Dhe nuk cenohen me marredheniet brenda partise, cenohen marredheniet midis te zgjedhurve dhe zgjedhesit, kete s'po kupton opinioni publik, ose shumica. Pra kur shitet nje parti e majte djathtas, do te thote shiten mandate, do te thote shitet vota jote, do te thote qe t'i voton kot. Nese legjitimohet levizja e LSI-se, atehere do te thote qe nuk ka asnje arsye pse te hyjme ne zgjedhje si te majte dhe te djathte, nuk ka asnje arsye qe te kerkohet se cfare programi ke, pasi ti neser del me programin e kundert dhe prape populli e pranon. Programi i Metes ishte anti-Berishe, qeveria e Berishes, qeveria e krizes, e korrupsionit, e krimit, e Gerdecit, ti te nesermen thua qe do te qeveris me te. Do te nxjerrsh vendin nga kriza me qeverine e krizes, do vendose drejtesine me qeverine e padrejtesise, do te luftoje korrupsionin me qeverine e korrupsionit. Keto opinioni i degjon dhe i pranon, kjo eshte absurde, kjo eshte me shume se imorale, kjo eshte me u tall. Do te thote qe ti voton kot, atehere neser ne zgjedhjet i bejme, do te zgjidhen 140 vete dhe hapet tenderi i kryeministrit. Behen kandidaturat, kush mbledh 71, kush ka me shume lek, te bleje me shume deputete edhe i thua popullit perfundimisht qe do te jete filani, se ky bleu me shume deputete. Pra, njerezit nuk zgjedhin alternativa, nuk zgjedhin programin, cfare zgjedhin. Me thuaj cfare zgjodhen ata qe votuan LSI-ne?! Cfare votuan?! Cfare eshte kjo platforme qe do t'i paraqese zotit Sali?! Kur ka thene qe "Gerdeci" duhet zbardhur do t'ia kerkoje? Korrupsionin e rruges Durres-Kukes, do t'ia kerkoje? Ndryshimet Kushtetuese do t'ia kerkoje? Te mos vjedhe me, do t'ia kerkoje apo do t'i ndaje bashke? Cfare, do t'i kerkoje te behet i afte, se eshte me i paafti se eshte mjek dhe nuk di te qeverise, po te afte si do ta beje? Mire, i ndershem mbase behet ne pleqeri. Pra ne fund te fundit, kudo zgjedhjet vendoset per alternativa. Pra e para ky eshte problemi numer nje. Qe ketu, politika, zgjedhjet, te tera, nuk kushtezohen me ne aftesi apo paaftesi, por nga paraja, nga korrupsioni, nga pazaret. Derisa eshte shkaterruar ky institucion, duhet rikthyer institucioni i votes se lire, kunder te korruptuarve dhe kunder pazareve. E majta duhet te clirohet nga ata qe e shesin dhe qe tallen, nga delenxhinj, humbi ne 2005 se gjoja nuk pajtohej dot Nano me Meten per arsye parimore, tani shohim qe behen miq, atehere u bene armiq, per te fituar Berisha, tani behen miq per te fituar Berisha. Ne 2007 perseri Berisha zgjidh krizen presidenciale duke blere deputete dhe ne zgjedhjet lokale hyme pa standarde se dalin lidere te se majtes dhe sulmojne te majten qe eshte destruktive, qe ka frike nga zgjedhjet, prandaj nuk hyne ne zgjedhje, vetem e vetem qe te hysh ne kushtet e Berishes. Isha i bindur qe edhe kete radhe, ne rast se do te behej rezistence, t'i thoshe s'ka zgjedhje pa karta, s'ka zgjedhje pa garantuar balancimin e medias, TVSH-ja eshte bere me keq se sa 1996, atehere rezultati nuk do te ishte ky. Por me siguri do te kishte zera brenda PS-se apo gjetke qe do te thoshin, ja do te mbajme qendrim te moderuar, s'do te bojkotojme, cfare rendesie kane standardet, s'mund te kerkojme qiqra ne hell. Pra ne kerkojme dhe jemi per ate qe e majta te shpetoje nga delenxhinjte dhe nga pazarexhinjte, qe eshte kryesorja. Pasi te kthehet ky normalitet, pastrimi ka filluar, tashme Meta u detyrua te dale hapur qe eshte nje 'loje' e Saliut, nuk fshihet dot me, nuk ben dot me lojen qe te kerkoje vota majtas dhe t'i coje djathtas. Keshtu qe, pastaj kesaj me siguri do te kete ndonje pastrim tjeter. Tani PS-ja do te gjeje forcen jo vetem per unifikimin e vetes dhe per kthimin e ketij morali, sa jemi bashke atehere mbajne qendrime te perbashketa, nuk do te thote te kemi qendrime te perbashketa per cdo gje, por qendrime te perbashketa perballe kundershtarit. S'te pelqen, lidhu me tjetrin, lejohet si shitblerje ne futboll, jo shitblerje te lojes, por shitet lojtari, shkon me klubin tjeter, kurse ne Shqiperi shiten ne fushe, ne Shqiperi vesh fanellen e tjetrit dhe ben gol per ekipin tjeter. Keshtu eshte bere. Derisa eshte ky fenomen i pare, kjo duhet zgjidhur perpara, pastaj gjenden lideret me te pershtatshem, ekipi me i pershtatshem, qofte si e majte, qofte PS etj.
Meqenese po fajesohen gjithmone te tjeret per humbjen, po koalicioni i PS cfare faji ka?
LSI nuk eshte te tjeret, LSI kerkoi votat e te majtes. Le te qendroje atje ku eshte. Nese LSI-ja rri, respekton mandatin, atehere rezultati eshte barazi, kjo con ne qeveri te perbashket, con ne zgjedhje te parakohshme, con ne reforma reale, con ne zgjedhje te standardeve.
LSI i kerkoi votat si parti e vetme, duke formuar nje koalicion te sajin, larg koalicionit te PS-se. Cdo parti e majte qe kerkon votat duhet te jete nen "komanden" e Partise Socialiste?
Kush tha. Te respektoje mandatin e vet, qeveri pa Berishen. Mandati qe ka marre voten e votuesve te vet, nuk ka marredhenie me PS-ne, LSI-ja nuk ka tradhtuar PS-ne, ka tradhtuar te majten, votuesit e vet. LSI-ja eshte si Sudja, qe me jep leket se do te marresh 200%, pasi i merr thote se cfare te duhet ty se ku do t'i dergoj une. Kete ka bere, me jep voten se jam socialiste e vertete dhe une heq Berishen. Ka kerkuar takim nje jave perpara qe, si te shpetojme si te mos fitoje Berisha, eshte bere takim gjitheperfshires, pra ajo s'ka respektuar mandatin dhe kete duhet te kuptoni. LSI nuk eshte puna se cfare ka bere me Nanon dhe cfare ka bere me Ramen, ajo tregon se si luan. Problemi eshte qe eshte shkelur kontrata numer nje, mbi te cilen eshte ngritur demokracia, vota kerkohet ne baze te nje platforme, mbi bazen e nje alternative. Pse bien qeverite? Se nuk zbatojne programet, ndodh nje skandal i caktuar, nje korrupsion i madh, nje deshtim i madh, pra nje shkelje programi. Kurse ketu, pasi ke kerkuar voten per alternativen e kundert, kurse neser shkon thua jo, do te shkoj te perqafoj alternativen e Sali Berishes. Se nuk do te beje Saliu programin e Ilirit, do e beje Iliri programin e Saliut. Ne fund te fundit duhet kuptuar qe alternativat personalizohen kudo. Amerika voton Obama-Mekein, dallon Obama dhe nga Hilari, qe jane ne nje parti, eshte platforme e filanit, me te ose kunder tij. Ketu eshte shume e ndare, me Berishen apo kunder. LSI-ja e kerkoi kunder Berishes, per gjera parimore, korrupsion, Gerdec, krime dhe tani behet me te. Populli buzeqesh. Votuesit e saj jane detyruar te hiqen nga puna, pse ky shkon atje. Eshte i majte ai qe e ka votuar. Pra kjo nuk ka te beje pse e humbi e majta dhe e djathta, filloi pazari, s'duhet pranuar edhe kur behet majtas dhe djathtas, sepse nuk ka me zgjedhje. Shqiperia nuk ka me standarde zgjedhore dhe nuk ka verdikt popullor, po te beheshin normal zgjedhjet, ne dukje, te nesermen nje grup deputetesh thone qe do te behen me Saliun. Sot mund te dale lajmi qe gjashte deputete do te kalojne me te majten, fitoi e majta, neser dalin tete te tjere ikin djathtas, fiton e djathta. Cfare eshte kjo...?
Tani po behen zgjedhjet per kryetarin e Partise Socialiste. Sa mundesi ka Partia Socialiste te fitoje sfidat e reja politike me kryetar Edi Ramen? Meqenese gjithmone "fajet" i kane te tjeret...
S'kane faj te tjeret, tonat i thame ne. Tonat i kemi qe shesim njeri-tjetrin, pak eshte faj. Gjithashtu te majtet shiten me te lehte. Kjo tregon njehere edhe kur eshte bere korrupsioni, personi qe shitet shkon nga me i varfri tek me i pasuri, ndersa te djathtat kane filluar te blejne te majten. Pra kater-pese vjet, madje lideret kryesore thone qe korrupsioni eshte djathtas, ka me shume fuqi blerese se sa e majta, qe te kuptoni edhe kete, qe kreu i korrupsionit tani eshte Sali Berisha. Pasi eshte ne gjendje te bleje me te korruptuarit e se majtes. Prandaj e majta ka fituar historikisht. Berisha s'ka fituar asnjehere. Fitorja eshte me vote populli, s'fitohet ndryshe. Ai ka fituar vetem prej Dushkut, kete radhe nuk fitoi dot as prej "spanjollit". Rrjedhimisht e majta duhet njehere te bashkohet, pra te jete vertete lidershipi i te majtes dhe te jete nje lidership qe krijon imazhin e bashkimit, e ka kete force dhe te mos shitet dhe tradhtohet nga brenda. Nuk ka ndodhur deri me sot qe nje force politike te beje fushate djathtas, merr votat andej dhe pastaj neser t'i kaloje nga e majta. Kjo eshte bere qellimisht, sepse dihet qe meqenese e djathta nuk fiton dot kurre me nje grup te sajin, se po te fitonte keshtu, Meta do te ishte bere me Berishen qe para fushates, pavaresisht se sa te moralshme e quan njeri apo tjetri ne aspektin personal. LSI-ja s'do te marre jo 70 mije vota, por kokerr vote, votat e PD-se do te marre. E majta fiton vetem te mos tradhtohet me dhe e dyta, PS-ja te dije te vleresoje PSD-ne.
Si e vleresoni bashkepunimin PD-LSI?
Kjo eshte nje "krushqi" e tipit burre-burre dhe mesa duket Berisha prandaj tentoi te beje kete ligj per gay, sepse do te ligjeroje qeverine. Por sigurisht ne terrenin shqiptar nuk ngjit. Une ritheksoj qe kjo qeveri s'ka legjitimitet, s'ka moral, pra jane bashkuar dy te kunderta, per sa i takon fushates dhe premtimeve, dhe angazhimeve. Eshte nje qeveri qe ngrihet ne korrupsion, vetem pazari legjitimon kete qeveri, asgje tjeter, vetem interesat e pastra financiare, asgje tjeter. Prandaj kushdo qe lodhet se do te do te jape legjitimitet demokratik, nuk ndodh ne asnje vend te rruzullit, ndryshe bie vete koncepti i zgjedhjeve, vete parimi i zgjedhjeve. Prandaj tere keto arsye, Shqiperia ka nevoje per zgjedhje te parakohshme, te standardeve, Shqiperia ka nevoje per reforma reale dhe jo korruptive dhe nje qeveri qe ngrihet mbi pazarin korruptiv, madje nga me te rendat. Nuk eshte e lehte te blesh nje parti, qe sapo ka bere nje fushate me miliona euro. Do te thote qe pazari eshte me i madh, jane mbuluar shpenzimet e fushates dhe eshte dhene edhe TVSH-ja. Te gjitha keto bejne absolutisht qe ky opinion publik ne teresi dhe e majte ne teresi, nuk mund te pranoje qe te "humbase" zgjedhjet, se shitet Ilir Meta, te "humbase" zgjedhjet se Berisha me parate qe iu ka vjedhur shqiptareve, vjedh mandatet e shqiptareve perseri dhe vazhdon vjedhja. Ne menyre te paturpshme do te terheqe vemendjen me heqje makinash deputetesh, kur tani kane rene edhe shpenzimet e makinave, se jane rregulluar edhe rruget. Kjo "krushqi" do te mbaje, sa ligji i gay-ve.