Dënim më të ulët për kuzhinierin e Bin Ladenit
Ish-kuzhinierit të Osama Bin Ladenit i është zvogluar dënimi me burg në dy vjet nga 14 vjet.
Ulja e dënimit pritej të bëhet pasi sudanezi Ibrahim Al Kosi u deklarua fajtor në burgun për krime të luftës në Guantanamo në muajin korrik.
Kosi u shpall fajtor mbi bazë të akuzave se ka komplotuar me Al Kaedën dhe i ka furnizuar me materiale Bin Ladenin dhe grupin.