Policia e Tiranës, pranga dy shtetasve

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Eduart Ferhati, 18 vjeç, pasi një kontrolli në banesën e tij iu gjendën dhe ju sekuestruan në cilësin e provës materiale, një automatik e kalibrit 7.62 mm, 2 copë krëhëra automatiku, 330 copë fishekë model 56 si dhe 3 copë fishekë model 54.
Nderkaq, një tjetër arrestim është bërë nga uniformat blu, duke ndaluar shtetasen Bukurie Ahmetaj, 47 vjeç, me banim në Tiranë. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit”.