E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merren peng 20 vëzhgues të OKB

Të paktën 20 vëzhgues të OKB-së po mbahen peng nga 30 kryengritës në rrafshlartën Golan, në kufi midis Sirisë dhe Izraelit.

Një video e publikuar më herët në internet tregonte kryengritësit, të cilët qëndronin pranë automjeteve ku shihej logoja e Kombeve të Bashkuara.

Në video, zëdhënësi i brigadës së njohur si “Martirët e Jarmukut” porositi se më 6 mars janë kapur forcat e OKB-së dhe se ato do të mbahen derisa trupat pro-qeveritare të Asadit të tërhiqen nga fshati Xhamlah, raporton TCH.

Zëdhënësi i kryengritësve i bëri thirrje SHBA-së, Evropës dhe Këshillit të Sigurimit të OKB të tërheqin trupat dhe paralajmëroi se, nëse kjo nuk ndodh brenda 24 orëve, vëzhguesit do të konsiderohen robër lufte. Lajmi i pengmarrjes u konfirmua edhe nga OKB-ja./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›