Preteni kërkon shkarkimin e Selimit

Agjencia Kundër Korrupsionit, (AKK), i ka kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj që të fillojnë procedurat e shkarkimit nga detyra të zv/ministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimi, shkruan gazetën "Tribuna".
Kjo kërkesë e AKK-së ka ardhur pasi që ekziston konflikti i interesit në rastin e Selimit, i cili ka figuruar si bashkëpronar në dy kompani private. Ky i fundit ka deklaruar se tashmë ka përfunduar procedurat e tërheqjes së nënshkrimeve nga dy firmat ku ka qenë bashkëpronar, por një gjë e tillë nuk figuron edhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve. /Indeksonline/