Te shihet populli ne buze Mbi perkthimin e prozes

Prej disa vitesh Shoqata Robert Schwartz permes nje numri botimesh konkursesh dhe seminaresh nder to workshope te vecanta per perkthimin e prozes poezise gjuhes skenike ka afruar dhe kualifikuar te rinj me se shumti studente te gjermanishtes.
Se shpejti dalin edhe dy libra si ABC te perkthimit letrar qe trajtojne i pari perkthimin e prozes dhe poezise i dyti ate te teksteve skenike.
Ku dallon perkthimi i prozes nga ai i teksteve te ndryshme profesionale Cilat jane veshtiresite kryesore te tij
Perse ndodh qe merren shume vete tek ne me kete zeje porse te pakta jane perkthimet qe e bejne per vete lexuesin Keto dhe te tjera aspekte trajton shkrimi i meposhtem.
Proza e cila shpesh emertohet edhe si proze artistike edhe pse ky cilesor eshte ndoshta i panevojshem perderisa nuk ekziston ndonje proze jo-artistike perfshin jo thjesht gjinite e fiksionit letrar si tregimin novelen romanin por cka me e rendesishme edhe narrativen jo-fiksionale ku hyjne lloje si proza dokumentare p.sh. autobiografike skicat portretet memuaristika epistolari reportazhi eseistika... Ne te vertete te keto te fundit ndeshim te kufijte e asaj qe nuk eshte me proze e mirefillte pasi eshte kronike gazetari opinionizem etj.
Ndeshim pra shpesh edhe forma te ndermjetme ose te perziera.
Nje personazh snob i Molierit z. Jourdain borgjezi qe kerkon te behet fisnik i thote mesuesit te tij te filozofise pasi ky i tregon se gjithcka qe nuk eshte poezi eshte proze dhe anasjelltas pse kur i kerkoj sherbetorit te me sjelle pantoflat flas ne proze... nuk e dija se 40 vjet te jetes sime paskam folur gjithe kohen ne proze.
Ky konstatim eshte shume komik e njekohesisht i vertete. Edhe dialogu mund te jete pjese e prozes artistike sikurse eshte vete drama nje gjini letrare. Ndryshimi i tij nga nje dialog i jetes se perditshme eshte ekspresiviteti me njeren ane dendesimi i mendimit dhe emocioneve me ane tjeter brenda nje pasazhi relativisht te shkurter me qellim plotesimin e vizionit te pergjithshem dhe kuptimeve a emocioneve te pjesshme qe bart autori permes atij pasazhi.
Ne qofte se ne jeten e perditshme nje dialog i rendomte mes dy personave qe ka objekt e zeme shitjen e nje shtepie mund te zgjase edhe dy ore edhe pa arritur ne nje perfundim te caktuar dialogu i nderkallur ne nje tregim a roman me po te njejtin objekt na del i dendesuar ne nje ose edhe ne gjysme faqe ku permbahen kumtimet me te rendesishme mes dy personazheve qe mund te jene edhe te nenkuptuara pa perjashtuar ketu edhe te dhena mbi gjendjen emocionale te secilit personazh qe mund te skuqet zverdhet ngreje zerin etj.
Pikerisht ketu eshte vecantia kryesore qe dallon prozen letrare nga teksti jo-letrar ne pergjithesi nga tekstet informative tekstet shkencore tekstet mesimore udhezuesit e perdorimit tekstet e konferencave dhe te marreveshjeve tekstet juridike etj. ose ato apelative tekstet e publicitetit dhe te reklamave.
Ne qofte se mund ta shprehim permbledhtazi prozatori permes tekstit narrativ
- krijon imazhe qe vijne tek ne sikurse dhe imazhet e nje piktori ose nje kineasti
- krijon nje ekspresivitet te tijin te vecante
- dendeson mendimin dhe idete permes ketyre imazheve dhe ketij ekspresiviteti.
Nje numer studiuesish sikurse edhe vete perkthyesit e letersise perkthimin letrar e shohin si kuroren e zejes se perkthimit llojin me te veshtire te kesaj veprimtarie. Sa eshte e sakte kjo Por le ti veshtrojme edhe me nga afer ndryshimet kryesore mes teksteve informative dhe atyre letrare
a. Ndersa teksti informativ i drejtohet gjithmone ne grupi te caktuar njerezish qofte dhe nje personi te vetem proza nuk ka nje te adresuar te caktuar. Ajo shkruhet ne thelb per kedo dhe per asnjerin. Shkrimtari ndoshta gjate procesit te te shkruarit perfytyron lexues te ngjashem me veten apo se paku familjare me mjedisin dhe personazhet qe pershkruan qe i kuptojne imazhet dhe permbajtjet qe ai percon.
Por shkrimtari mund te shkruaje edhe vetem per veten per te kthjelluar ose lendezuar permbajtje abstrakte te botes se tij shpirterore - sikurse ndodh rendom ne poezi por jo pak edhe ne proze.
Ai mund te jete i lumtur edhe vetem me ftillimin apo derdhjen ne fjale te atyre permbajtjeve te ngaterruara pa patur nevoje per nje tjeter ose shume te tjere qe te njihen me to.
b. Tekstet informative zoterojne ne perputhje me profilin e tyre nje bashkesi fjalesh ose edhe togfjalshish te cilat zakonisht i quajme me emrin permbledhes terminologji. Prozen nuk e karakterizon asnjelloj terminologjie.
Nga ana tjeter ajo mund te perfshije cfaredolloj terminologjie sic ndodh p.sh. me shkrimtare erudite qe japin me saktesi permbajtje mjekesore juridike gjeologjike astronomike etj. Ne kete kuptim eshte i sakte pohimi qe perkthimi letrar eshte kurora e gjithe llojeve te tjera te perkthimeve perkthyesi duhet te jete i pergatitur per zoterimin dhe bartjen e cdo lloj permbajtjeje nga gjuha e nisjes GJN te gjuha e mberritjes GJM.
c. Megjithate ajo qe perben dallimin dhe veshtiresine kryesore per perkthyesin midis tekstit informativ dhe tekstit letrar eshte qe i pari meton gjithmone saktesine ne pershkrimin dhe perkufizimin e nje permbajtjeje kurse i dyti shpesh nuk kerkon kete saktesi konjitive por gjera si krijimin e nje atmosfere riprodhimin e gjendjeve emocionale madje edhe transmetimin e perroit te ndergjegjes crregullimeve psiqike te endrrave vizioneve halucinacioneve etj.
Nese dijet dhe veprimtarite e vecanta kane objekt te percaktuar mire letersia ne pergjithesi ka nje objekt aq te papercaktuar sac eshte shpirti njerezor me gjithe kthjellimet luhatjet turbullimet dhe peshtjellimet e tij.
Permbledhtazi shkrimtari nderton imazhe shkrimtari transmeton kuptime shkrimtari krijon gjendje shpirterore.
Keto tri shtylla te cdo vepre letrare e sidomos te prozes diktojne vetiu cilesite qe duhet te kete dikush per tu bere perkthyes letrar. Le te marrim aspektin e pare. Qe te jesh i afte te bartesh nje imazh nga gjuha e nisjes ne ate te mberritjes duhet te kuptosh detajet me te imta te tij kjo vlen per cdo perkthyes dhe te kesh gjithe aftesine e duhur imagjinative per ta rindertuar ne GJM.
Ne kete pike ndeshim diskutimin e vjeter se sa besnik duhet te jete perkthyesi ne bartjen e nje realiteti qe mund te jete shpesh i huaj per publikun e tij. Edhe Ciceroni dallonte dy tipe perkthimi ut interpretes dmth. te besnikerise maksimale dhe ut orator qe orientohet me shume pas kultures dhe receptuesve te GJM. Keto dy lloje perkthimesh kane marre pergjate shekujve emertime te ndryshme keshtu ne kohet moderne flitet me shume per formal equivalence dhe per dynamic equivalence ose overt translation dhe covert translation p.sh.
Eugen Nida 1964. Kurse Goethe te Shenime per divanin perendim-lindje ngulmonte per nje afrim te se huajes tek e vendit te se njohures me te panjohuren. Luteri te Qarkore per perkthimin kerkonte qe te shihej populli ne buze pra te perkthehej ashtu sic flet gjermani nga ana tjeter per disa pasazhe te perkthimit te tij te Bibles e shihte te nevojshme te lihen fjalet ashtu sic jane.
Dilema eshte e qarte nga njera ane duam qe gjuha e perkthimit te tingelloje sa me e natyrshme ashtu sic e flet populli yne nga ana tjeter nuk duam te humbase vecantia e se huajes ajo qe Goethe e shihte si ekzotike te nje vendi te panjohur.
Vecse qysh nga Goethe ka rrjedhur shume kohe dhe ajo qe kerkojme sot nga nje liber ne kushtet e fshatit global eshte shume me pak ekzotika e vendit dhe kultures se panjohur nga cmund te kete ndodhur dy shekuj me pare.
Per te sjelle kalimthi nje shembull per ilustrim mund te perfytyrojme se sa te varferuara do te kishin qene perkthimet tona nga letersia klasike ruse sikur te ishin shqiperuar edhe fjale si stepe muzhik vjorste vodke samovar borsh etj. e megjithate nuk jane keto fjale thelbi i nje Tolstoi ose nje ehovi te cilet flasin ne radhe te pare per ate qe eshte conditio humana e kuptueshme ne cdo vend te botes.
Natyrisht qe nuk mund te vendoset ketu asnje rregull duhet veshtruar konkretisht secili autor. Sidoqofte duhen nenvizuar ekstremet te cilat perkthyesi duhet ti shmange 1. ai nuk mund te metoje nje perkthim totalisht besnik pasi do te vinte ne kufijte e gjuhes se vet duke ndertuar dicka te huaj e te ftohte 2. ai nuk mund ta krijoje origjinalitetin me mjetet e veta dmth. te kultures se kombit te tij aq me keq te kultures dhe stilit te tij personal ndodh ne kete rast fenomeni i individualizimit te perkthimit qe e hasim shpesh ne traditen tone edhe ne shqiperues me emer.
Mirepo nje perkthyes i tille kaq i profilizuar nuk na sjell me aksh shkrimtar anglez a afgan a japonez por vetveten dhe i ngjan atij aktorit qe perserit veten nga drama ne drame ose per arsye se ka rene ne nje tekst te dobet ose pse punon nen nje regjisor te dobet ose pse vete ka kapacitet te kufizuar dhe nuk mberrin dot deri te imazhet e tekstit origjinal.
Kjo lidhet me shtyllen e dyte te nje vepre letrare me aspektin e kuptimeve dhe ideve. Ne procesin e perkthimit letrar - sikurse te cdo perkthimi tjeter - ndodhin dy nenprocese me kahje te kundert i pari qe quhet edhe dekodues ka drejtimin zbrites ai hyn ne thellesi te origjinalit duke zberthyer te gjitha kuptimet e tij. E tepert te shenojme qe duhet kuptuar dhe interpretuar cdo fjale e cdo ndertim i vecante.
Nenprocesi i dyte eshte ai kodues apo ristrukturimi me mjetet e GJM. Perseri e tepert te shenojme qe perkthyesi duhet te zoteroje gjithe arsenalin e mjeteve kryesore leksikore e morfo-sintaktike qe ka gjuha e tij madje kjo kerkese eshte edhe me e rendesishme sesa detyrimi per te njohur me imtesi GJN pasi GJN mund te zoterohet ne menyre pasive mund te ndihmojne edhe fjaloret ndersa zoterimi i gjuhes se mberritjes dhe ristrukturimi i tekstit me brumin e saj eshte nje proces aktiv.
Kuptohet qe keto dy nenprocese nuk mund te shihen si dy vektore konsekutive ata jane shume me teper sinkrone. Ne e dime qe shume perkthime kalojne ne procesin e automatizimit qe ato jane shpesh produkt i nje intuite te sakte qe nje perkthyes i stervitur brenda se njejtes sekonde e ka dekoduar dhe rindertuar nje tekst.
Por kjo nuk na e leviz perfytyrimin qe ne teresi ne fazen A kuptojme dhe zberthejme gjithcka nga teksti i nisjes ndersa ne fund te fazes B kemi ndertuar nje tekst qe eshte i rrjedhshem sipas ligjesive te GJM dhe qe ka realizuar nje bartje maksimale te kuptimeve.
Deri ketu nuk kemi nenvizuar ndonje ende lidhur me aspektin e dyte ndonje ndryshim midis prozes dhe tekstit informativ.
Dallimi rrjedh vetiu nga objektivi perkates Teksti informativ-utilitar synon saktesine maksimale dhe ska asnje arsye pse te lere kuptime gjysmake. Kurse proza sic e cekem me lart nuk ka per qellim kryesor te shpjegoje ose te vertetoje dicka te kumtoje nje relacion te plote ose te na udhezoje per perdorimin e dickaje.
Ajo shpesh kerkon thjesht te transmetoje gjendje shpirterore qe mund te perfshijne gjithcka nga arsyetimet e kthjellta racionale te perroi i ndergjegjes e gjer te shpirti i ckurdisur i endrrave ose traumave psiqike.
Kendej rrjedhin edhe ndertime nga me te papriturat metafora nga me te cuditshmet. Keshtu ndodh qe proza te jete e ngarkuar me gjysme-kuptime me nen-kuptime me kuptime te fshehura me aludime ide te pathena etj. etj. Te gjitha keto ne njefare menyre duhen bartur ne GJM.
Perfytyroni veshtiresite qe e presin perkthyesin i cili merr persiper te na riprodhoje nje shpirt te coroditur nga Gogoli Byhneri Folkneri ose Bulgakovi rrjedhat e nenndergjegjes prej Prustit Xhojsit ose Arno Shmitit permbajtjet absurde nga Beketi ose Jonesko.
Sfidat qe permendem jane ekstreme pjesa me e madhe e prozes artistike sidomos ajo qe kerkon publiku shqiptar rrjedh me e qete me e kthjellet per rrjedhim eshte edhe me lehte e bartshme.
Por kjo nuk i heq gje parimit qe perkthyesi duhet te kete dekoduar gjithcka nga teksti origjinal te gjitha gjysme-kuptimet dhe nenkuptimet e fshehura para se te marre persiper barren e rindertimit te tij ne gjuhen e mberritjes. Ketu nuk i mjaftojne aftesite deduktuese apo logjike i duhet edhe prirja qe quhet rendom me termin e papercaktuar artistike dhe qe ka te beje me aspektin e trete te nje teksti letrar me ekspresivitetin e tij.
Vete ngerthimi i kuptimeve ne pak fjale kjo ekonomi e tekstit qe dallon prozen eshte njekohesisht tregues i ekspresivitetit te saj. Ne qofte se nje fraze lakonike te TN do ta perkthenim me nje shumesi fjalesh duke perifrazuar dhe shpjeguar kjo do ta vriste shprehjen artistike pa asnje dyshim.
Ja pra domosdoshmeria per te gjetur edhe ne TM ato fjale apo ato strukturime fjalesh qe do mund te bartnin ngarkesa te tilla semantike me konotacione e shoqerizime te ngjashme te barabarta smund te jene kurre sikurse i ka origjinali.
Ekspresivitetin e nje proze e jep ne nje mase te madhe ritmi i brendshem i saj muzikaliteti ku me i hapur e ku me i fshehur.
Kushdo qe ka nje pervoje te mire me letersine di ti dalloje e ti pershkruaje stilet e ndryshme te prozatoreve qe mund te shprehen me terma gati-gati te muzikologjise. Edhe ne jeten e perditshme takojme njerez qe dine te tregojne bukur me nje kadence te vecante te fjalive me pauza ngadalesime e pershpejtime me shije. Sikur te shfletojme per pak kohe nje antologji perfaqesuese sikurse jane dy te tilla te botuara per prozen gjermane te shekullit 20 ne vitet e fundit pa ngurruar do ta quajme stilin e Shniclerit te Togeri Gustl me kadenca te nderprera e pakez te rremujshem eshte nje nga tregimtaret e pare te perroit te ndergjegjes stilin e Jozef Rotit ironik-baballek nga lart-poshte me nje keqardhje te thelle per personazhin e vet i ngjashem me ate te Gogolit stilin e Tomas Manit te Ligji episodi i Moisiut qe i prin popullit te vet drejt Tokes se Premtuar me kadenca solemne biblike sigurisht me ironi te nendheshme stili i Brehtit te tregimi per Xhordano Brunon ka gati-gati thjeshtesine dhe qetesine e nje perralltari nje perralltar eshte edhe Kafka te Mjeku i fshatit ose Shnderrimi vecse fraza eshte tek ai me emocionale pasi ka depertuar ne boten e tallazitur plot imazhe surreale te personazheve te tij.
Mund te vazhdonim keshtu percaktimet per cdo autor por besoj se mjafton kaq per te kuptuar qe cdo proze e vertete dallohet nga ritmi i brendshem shpesh i mbeshtetur edhe nga elemente te jashtme sikurse jane gjatesite e ndryshme te fjalive me pauzat perkatese intonacionet e ndryshme deri dhe muzikaliteti i fjaleve ku nuk mungojne as aliteracionet por jo rimat.
Detyre e veshtire rindertimi i nje ritmi te ngjashem ne tekstin mberrites por jo e pamundur. Sidomos ritmi i brendshem nuk mund te mungoje kurrsesi. Perseritja e bukurtingellimeve ose aliteracioneve te origjinalit ne nje tonalitet tjeter qe eshte gjuha jone eshte nivel me i veshtire me pak gjasa te kete sukses...
Nje nga manualet e para per perkthimin eshte Qarkore per perkthimin e Dr. Martin Luther e vitit 1530. Aty reformatori i kishes kundershton perkthimin fjale per fjale dhe kerkon te shihet populli ne buze.
Zettels Traum - ndrra e skedes eshte kryevepra e shkrimtarit gjerman Arno Schmidt 1914-1979 shembull i letersise se paperkthyeshme 1331 faqe format A3 te daktilografuara nga autori ne 3 kolona - kolona e pare eshte nje zberthim i shkrimtarit Edgar Allan Poe ne trajte rrefimi e dyta permban citate te ndryshme nga letersia e treta komente aludime e akrobaci te tjera mendimi.