E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapesirat e Tiranes

Rezultati i nje shkolle disajavore per fotografine arkitektonike dhe peizazhit ne terrenin shqiptar me pak ndjeshmeri per arkitekturen prezantohet ne Muzeun Historik Kombetar


Te fotografosh arkitekturen dhe peizazhin urban duhet te njohesh nje metode pune. Studenteve shqiptare te arkitektures te Universitetit Politeknik te Tiranes iu krijua mundesia te marrin dijet baze duke punuar ne terren ne kryeqytetin shqiptar dhe periferite e tij per pese jave dhe pothuaj per nje vit e gjysme te jene nen mbikeqyrjen ne distance nga profesoret udheheqes ne Tirane dhe Bari.


Rezultatet e punes ne fushen e fotografise arkitektonike dhe te peizazhit paraqiten ne ekspoziten Tirana Fields me 8 janar ne hapesirat e Muzeut Historik Kombetar.


Ne kuader te bashkepunimit midis Departamenteve te Arkitekture-Urbanistikes te Universitetit Politeknik te Tiranes dhe Universitetit Politeknik te Barit u realizua projekti me te njejtin emer Tirana Fields me studentet e ketyre degeve.


Kursi intensiv teorik mbi fotografine arkitekturen dhe qytetin si dhe nje shkolle verore kishin qellim per ti njohur studentet me ceshtje te teknikes fotografike dhe te perpunimit dixhital te imazheve me menyren e fotografimit te qytetit me gramatiken e fotografise etj..


Pjesemarresit ne shkolle 25 te rinj shqiptare dhe 10 studente italiane prezantojne secili ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane nje album personal me nje teme individuale e cila ka ne fokus Tiranen zona si Stacioni i Trenit Kamza zona e banimit ne ish-Uzinen Enver dhe Lapraka.


Per shembull Alba Canaj nje nder pjesemarreset ne shkolle dhe ne ekspoziten Hapesirat e Tiranes e ka quajtur Fqinji albumin e saj fotografik.


Ajo e perdor fqinjin si simbol i nje zone ne tranzicion urban. Ne pershkrimin e punes se saj ajo ve ne dukje se menyra e te jetuarit ne nje zone te tille ngjan si nje forme komplekse mes zgjedhjes dhe zgjidhjes.


Mungesa e nje planifikimi urban ka perplasur situata qe jane pezull ne te perditshmen. Fqinji eshte pjese e nje komuniteti te domosdoshem dhe prania e tij shihet si bashkejetues.


Shpresa per nje zgjidhje me te mire ka pasoja ne kete kolektivizim te mesuar tashme. Edhe pse i takon nje stacioni treni ku fqinje te perkohshem te behen edhe udhetaret gjithcka mbetet si e lene ne pritje. Bashkesia qe perben peizazhin arkitektonik ka larmi ne tipologji ndertimi edhe hapesire.


Raport shpesh rastesor i objekteve dhe rrugicave qe te drejtojne neper porta me ngjyra dhe struktura ne ndertim. Diversitet qe qendron afer dhe larg. Larg me kohen afer me realitetin. E njoha kete zone rastesisht. Nuk e kam ditur qe ishte pjese e qytetit ku une jam rritur. Leviza ne te per disa dite dhe vetja mu duk si udhetare si fqinja e tyre.


Secili nga te rinjte do te kete nje histori per te treguar si kjo qe tregon Alba nje zbulim nga e para i vendit ku jetojme.


Me 21 janar ekspozita zhvendoset ne Bari ne Muzeun e Universitetit Politeknik te qytetit.
Ne Muzeun Historik Kombetar hapet me 8 janar ora 18.00 dhe mbyllet me 14janar.
Hyrja e lire.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›