Gjermanet investojne ne Pogradec

Nje hap i rendesishem i projektit ishte perurimi i stacionit te pompave te ujerave te zeza te Pogradecit.
“Perurimi i sotem eshte tregues per nje hap te rendesishem perpara ne uljen e rrezikshmerise per shendetin e popullsise, evitimin e ndotjes se ketij liqeni te mrekullueshem nga ujerat e zeza dhe rritjen e atraktivitetit te rajonit si nje qender turistike”, ka deklaruar ambasadori i Gjermanise ne Tirane, Bernd Borchardt.
Stacioni do t'i pompoje ujerat e zeza drejt nje kolektori afer fshatit Bucimas. Dy filtra gjigande do te ndajne fekalet qe do te behen pleh nga uji, qe pasi te pastrohet mund te derdhet ne liqen pa problem.
Projekti i mbrojtjes mjedisore ka financuar sistemin e ri te furnizimit me uje te pijshem, i cili rrjedh 24 ore pa pushim nga cezmat e qytetit. Por financimet gjermane ne Pogradec shtrihen edhe ne rehabilitimin e fushes se mbledhjes se plehrave te qytetit dhe ne rikonstruksionin e objekteve, si per shembull kopshti i femijeve ne Guras dhe qendra shendetesore ne Peshkepi.
Qe prej vitit '88, ne kuader te bashkepunimit politik per zhvillim, Gjermania i ka dhene Shqiperise 700 milione euro. Perpara nje jave, kjo shume u rrit edhe me 90 milione euro te tjera per dy vitet e ardhshme.
Por bashkepunimi gjermano-shqiptar shtrihet edhe ne fushen e kultures. Shkolla private “Nehemia”, e ngritur nga nje fondacion gjerman i krishtere, por ku mesimi eshte laik, ka arritur qe per vitin e dyte rradhazi te organizoje turneun “Nehemia Adidas Cup”, me pjesemarrjen e 32 shkollave nga 36 qe ka gjithesej rrethi i Pogradecit.
Nuk eshte sigurisht nje fitore e kombetares shqiptare, por fondacioni ia ka arritur te theksoje ketu vlera qytetare dhe ndjenjen e komunitetit.