Topi, vizitë 4 ditore në Itali me ftesë të Napolitanos
Presidenti i Republikës Bamir Topi do të niset nesër drejt Italisë për një vizitë katër ditore me ftesë të Presidentit Italian Giogio Napolitano. Atje Topi do të ketë takime me personalitete të ndryshme të Italisë.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të nisë nesër një vizitë katër ditore në Itali, me ftesë të presidentit Italian Giogio Napolitano. Presidenti Topi do të ndalojë nesër në mesditë në pallatin presidencial në Romë, ndërsa gjatë pasdites ai do të takohet me presidentin e senatit, Renato Schifani si dhe me kreun e dhomës së ulët, Gianfranco Fini. Ndërsa të mërkurën, presidenti Topi pritet të zhvillojë një takim edhe me kreun e Partisë Demokratike Valter Veltroni dhe me kryetarin e Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno. Presidenti Topi do të zhvillojë një vizitë edhe në Universitetin e Sapiencës ku do të takohet edhe me studentët shqiptarë në këtë Universitet, ndërkohë që do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të përmendores së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Cosenza, ku prej disa shekujsh jeton komuniteti Arberësh i Italisë. (a.r/news24/balkanweb)