Përplasja qeveri-prokurori, çështja “Fazlliç” në Kuvend
Përplasja institucionale mes qeverisë dhe prokurorisë dhe çështja “Fazlliç” kane qene temat e diskutimeve të ashpra mes pozites dhe opozites në seancën parlamentare te pasdites.
TIRANË - Çështja “Fazlliç” ka sjellë reagime të ashpra mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Shipërisë. Në seancën e pasdites, përplasja qeveri-prokurori, ka qenë tema e minutazhit të diskutimit të lirë nga deputetët shqiptarë.
Deputeti i pavaruar Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Berisha se po cënon pavarësinë e prokurorisë dhe se ka frikë prej saj. Sipas Ngjelës, qeveria ka frikë nga prokuroria shqiptare së është e implikuar vetë në krime dhe korrupsion. Deputeti Ngjela e ka cilësuar si të patolerueshme dhe të pajustifikueshme faktin që qeveria mbrohet me argumentin se Damir Fazlliç e ka sjellë këshilltari dhe amerikan i kryeministrit Berisha, Tom Ridge. “Nuk trembni askënd me Tom Ridge. Damir Fazlliç të vijë me kë të dojë në Shqipëri, edhe me presidentin. Në SHBA kanë futur presidentë në burg. Në Shqipëri nuk ka demokraci, vendi vuan nga një qeveri uzurpatore”, ka deklaruar Ngjela.
Ngjela u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mbrojnë Institucionet e pavarura pasi kjo ëhstë demokraci e vërtetë. Ndërsa ka kritikuar ashpër qeverinë shqiptare për sulmet e saj kundrejt prokurorisë, Ngjela ka shprehur se është pro një hetimi të Damir Fazlliç nga prokuroria shqiptare, duke kritikuar kështu deklaratën e sotme të kryeministrit Berisha i cili kërkon të të ngrejë një dekret për të kërkuar hetim nga prokurorët ndërkombëtar të çështjes “Fazlliç” dhe jo vetëm nga prokurorët shqiptarë.
Ndërsa deputeti i PD Aldo Bumçi ka akuzuar opozitën se po njollos imazhin e disa personave të nderuar mes të cilëve edhe Tom Ridge. Sipas Bumçit babëzia e Partisë Socialiste për pushtet ka sjellë manipulimin dhe njollosjen e disa emrave të respektuar.
Deputeti i PAD Pirro Lutaj ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për takimin e realizuar në mars të vitit 2006 kur ministrat e kabinetit Berisha raportojnë për çështje të sigurisë kombëtare përpara Damir Fazlliç, personit të cilit nuk iu bë i ditur statusi dhe roli në këtë takim. Në vijim të kësaj Lutaj i kërkoi kryeministrit të japë shpjegime për këtë raportim i cili ngre shumë pikëpyetje dhe dyshime mbi raportimin e çështjeve të sigurisë kombëtare. Sipas Lutaj ligji e qartëson fare mirë se kur mblidhet, kur raportohet dhe kush duhet të jetë i pranishëm në mbledhjen e këshillit të sigurimit, gjë e cila nuk bëhet aspak e qartë për takimin e marsit të vitit 2006 ku në tryezë ndodhet edhe Damir Fazlliç.
Deputeti i PS Arben Malaj ka deklaruar se është e çuditshme miqësia që kryeministri Berisha ka me biznesmenin serb-boshnjak Damir Fazlliç. “Mazhoranca arrin tek argumenti i turpshëm se Fazlliç ka ndihmuar në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dhe kjo nuk është e vërtetë sepse ftesa e NATO-s është meritë e Shqipërisë dhe jo e Fazlliç”, tha Malaj. Më tej Malaj ka kritikuar ashpër qeverinë Berisha për përplasjen me prokurorinë, i cili është një organ i pavarur. Sipas Malaj, kryeministri i vendit po fut në krizë vendin sepse po pengon disa hetime të rëndësishme kundër korrupsionit. “Kjo nuk është kriza Fazlliç, por kriza Berisha”, deklaroi deputeti i PS Arben Malaj.
Nënkryetari i grupit të PS Erjon Braçe ka folur për përplasjen institucionale mes qeverisë dhe prokurorisë. Braçe ka folur për deklaratën e sotme të Berishës i cili kërkoi hetim ndërkombëtar për biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç për të cilin aktualisht prokuroria shqiptare ka nisur një hetim. Sipas Braçes, Berisha ka shpallur marrëdhënie lufte me prokurorët por shton se i gjithë problemi i këtij vendi është kryeministri Berisha dhe jo prokurorët. Në këtë moment Braçe ka rikujtuar edhe një herë reagimin e ambasadës amerikane në Shqipëri e cila shprehu shqetësimin për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë për ndërhyrjen e tyre në punën e prokurorisë. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS tha se kryeministri Berisha ka zhvlerësuar Kushtetutën, dhe do të mbetet një kryeministër antikushtetues.
Ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj ka reaguar në kuvend për përplasjen e fundit mes prokurorisë dhe institucionit që ai drejton. Sipas Alibeaj, Ministria e Drejtësisë vetëm ka ushtruar kompetencat ligjore gjë të cilën sipas tij duhet ta zbatojë edhe prokuroria. Ministri Alibeaj ka deklaruar në kuvend se në prokurori nuk po ushtrohet asnjë presion por ka shtuar se ndalime telefonata nuk do të ndodhin.
(a.s/Balkanweb)