Mospagim tatimesh apo presion qeveritar Debat mediatik ne Maqedoni

Per shkak te mospageses se tatimeve Drejtoria per te Ardhurat Publike ka bllokuar xhirollogarite e tre gazetave ditore dhe te nje televizioni kombetar privat. Kjo mase e shtetit ka ndikuar ne mbylljen e ketyre mediave dhe humbjen e vendit te punes per 100 gazetare dhe teknike.
Mediat te cilat financohen nga qeveria arrijne te mbijetojne kurse ato qe parapelqejne te informojne ne menyre kritike ndaj shtetit rrezikojne ekzistencen thote Tamara Qausidis kryetare e Sindikates se Gazetareve ne Maqedoni. Mbyllja e secilit medium ne vecanti do te thote dhe humbje e qindra vendeve te punes per punonjesit e tyre. Mbyllja e redaksive perkeqeson edhe me shume poziten e gazetareve ne Maqedoni vlereson Qausidis.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga studio e nje televizioni maqedonas
Kritika Qeveria deshiron te pervetesoje mediat private
Fami Bajrami ka ushtruar detyren e kryeredaktorit ne gazeten e mbyllur Koha e Re. Sipas tij ne mbylljen e mediave ka gisht qeveria. Maqedonia gjendet ne krize mediale kur kihet parasysh mbyllja se fundmi e gazetes Koha e Re Vreme dhe Shpic. Nje pjese e madhe e atij stafi jane ne pushim te detyruar. Ne kondita te tilla nuk mund te flasim per media te lira dhe ne nje forme demokracia po e humb kuptimin thote Bajrami.
Kryeredaktori i gazetes Shpic Branko Gerovski thote se qeveria permes mekanizmave financiare deshiron dhe po ja arrin qellimit qe ti beje heshtin mediat e zeshme kunder qeverise. Me xhirollogari te bllokuar nuk mund te ushtrohet profesioni i gazetarise se lire dhe ne mungese te mjeteve financiare qeveria deshiron ti pervetesoje disa media private deklaron Gerovski. Politika eshte prezente ne media me vete faktin se ekzistenca e tyre financiare gjithnje e me shume varet nga burimet e buxhetit te qeverise shprehet analisti Sasho Ordanovski.
Mediat te cilat marrin mjete nga buxheti i shtetit jane shume me komode ne aspektin financiar por kjo ben qe edhe politika e tyre redaktuese te jete ne kundershtim me etiken e informimit te drejte dhe te pavarur thote Ordanovski.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazetare maqedonas duke punuar
Treg i vogel - media te shumta
Ne Institutin e Mediave ne Maqedoni vleresojne se tregu mediatik ne vend eshte i sterngarkuar. Ekzistenca e me shume se 100 radiove dhe televizioneve private per nje treg kaq te vogel sic eshte Maqedonia eshte nje absurd. Mediat vendosen ne pozite te tille qe ne te gjitha format e mundeshme te luftojne per nje kulac shume te vogel financiar nga kulaci i quajtur marketing i eterit mediatik ato jane te dobta financiarisht dhe patjeter vihen ne pozite qe te kerkojne mjete financiare per ekzistence prej burimesh te tjera kryesisht prej burimeve politike thote Petrit Saracini nga Instituti i mediave ne Maqedoni.
Amnesty International dhe OSBE kane kerkuar nga autoritetet e Maqedonise qe ta rishqyrtojne vendimin per mbylljen e mediave private. Sipas organizatave nderkombetare ne Maqedoni ka tentativa per tu shkelur liria e shprehjes si nje e drejte fundamentale.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Lindita Arapi