Gjermanët protestojnë kundër mbeturinave bërthamore

Policia gjermane është përplasur me protestuesit që kundërshtojnë energjinë bërthamore, në veri të Gjermanisë.
Ballafaqimet ndodhën në Mecigen, diku rreth 30 kilometra nga vendi ku pritej të arrinte një sasi e konsiderueshme mbeturinash bërthamore më vonë gjatë kësaj jave.
Treni i mbrojtur rreptësisht, që po barte 150 tonelata të mbeturinave bërthamore, vinte nga Franca.
Ai po bartë ngarkesën e fundit prej gjithsejtë 12 ngarkesave të mbeturinave bërthamore, që u dërguan viteve të fundit nga Franca për në Gorleben.