E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp nuk e braktisë futbollin

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp insiston se nuk mendoi të tërhiqet nga futbolli edhe gjatë problemit të fundit në zemër.

Më pak se një muaj më parë, Redknapp iu nënshtrua një operacioni të vogël kardiak dhe mungoi në disa takime para se të kthehej në fitoren 2-0 ndaj Aston Villas të hënën. 64 vjeçari ka insistuar se nuk ka humbur apetitin për futboll.

“Kurrë nuk më ka shkuar mendja të tërhiqem. Në shtëpi rrija si i çmendur, kalova disa javë të këqija por tani ndihem më mirë se më parë”, tha Redknapp për Sky Sports.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›