E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermanët “pushtojnë” Greqinë, ishujt mbi popullohen me turistë nga Gjermania

26-06-2011 / Gazeta 55

Greqia vazhdon të vuajë nga kolapsi ekonomik, ndërsa ekonomia e vendit po shkon gjithnjë e më shumë drejt falimentimit tërësor. Ndihmat që pritet të vijnë nga Bashkimi Evropian jo vetëm që s’mbushin hendekun grek, por para së gjithash, Athina duhet të realizojë planin e masave, reformat në sektorin ekonomik përfshirë edhe privatizimin e aseteve shtetërore, çka nënkupton nxjerrjen në shitje të shtetit. Blerja e shtetit nga një shtet tjetër, është një rast unik në historinë botërore. Gjermania do ushtrojë fuqinë e saj në territorin e Greqisë. Ekonomia më e fuqishme Evropiane, Gjermania, i ka të gjitha kapacitetet e saj ekonomike për të marrë nën kontroll rrezikun e falimentimit të Greqisë, në këmbim të ishujve. Precedenti i vetëm për këtë, është ndërtimi i Gjermanisë Lindore nga ajo Perëndimore, pas bashkimit të turi në vitin 1990. Një pjesë e mirë e borxhit grek ndodhet në bankat gjermane. Berlin ishte mes dilemave të mëdha; të rrezikonte sistemin bankar përmes falimentimit ekonomik të Greqisë, ose të lejonte humbje masive të kapitalit financiar. Zyrtarët gjermanë nuk presin një reagim të fortë qytetar, edhe pse ka politikanë që mendojnë se kjo është një “ndërhyrje” armiqësore, por sidoqoftë këta janë zëra të izoluar si dhe mbeten anonimë.  

“Wirtschaftsëoche”: Gjermanët në Greqi, si në “shtëpinë e tyre”

Do të mjaftonin deklaratat e kancelares Angela Merkel dhe sugjerimet e ekspertëve të saj të Ekonomisë, se Greqia mund të dalë nga kriza ekonomike vetëm nëse nxjerr në shitje një pjesë të ishujve të saj turistikë, që turistët gjermanë të vërshonin drejt shtetit helen. Kësisoj, pjesa më e madhe e gjermanëve dëshirojnë t’i kalojnë pushimet verore në Greqi, pavarësisht protestave sociale dhe një lloj antagonizmi përballë Gjermanisë, sipas të përjavshmes “Ëirtschaftsëoche”. “Sipas shifrave të rezervimit, Greqia është në rritje me të paktën 10 për qind në raport ne verën e kaluar”- konfirmoi Volker Bottcher, drejtues i “TUI Deutschland” për revistën ekonomike.
Një nga agjencitë gjermane të udhëtimit “FTI” regjistroi një rritje të të njëjtit nivel me afro 10 për qind. “Asnjë klient nuk ka anuluar udhëtimin për shkak të informacioneve në media”- nënvizoi zyrtari i “FTI”, Heike Niederberghaus, duke mos fshehur lakminë gjermane për ishujt e Greqisë. Megjithatë, një pjesë e operatorëve turistikë, e lidhin “vërshimin” e gjermanëve drejt Greqisë me situatën e trazuar në disa vende arabe. Por, në të njëjtën situatë ndodhet edhe Greqia. “Greqia është padyshim një nga vendet që përfitojnë më shumë nga ulja e frekuentimit të vendeve të Afrikës së Veriut”- theksoi Bottcher për revistën. Revolucionet në Tunizi dhe në Egjipt dhe vala e protestave në botën arabe kanë shkaktuar ulje të ndjeshme të turizmit në këto rajone.
Shumë të apasionuar për pushime jashtë vendit, gjermanët frekuentojnë më shumë Spanjën, Italinë dhe Greqinë gjatë pushimeve të verës. Por para sakrificave të imponuara nga kriza e rëndë ekonomike grekët shfaqën nervozizmin e tyre kundër evropianëve dhe gjermanëve në mënyrë të veçantë, të cilët mendojnë se Gjermania është përgjegjëse për vështirësitë e mëdha. Shto këtu faktin që Gjermania ka qenë shteti i parë i Eurozonës që shprehu “Ok”-n ndaj planit të ndihmave, në këmbim të shitjes së disa prej ishujve turistikë, si e vetmja shpresë për t’i shpëtuar falimentit. Berlini i ka kërkuar Athinës privatizimin e disa prej aseteve të rëndësishme shtetërore, të cilat mendohet se do të arrijnë në vlerën e 50 miliard euro. “Zbarkimi” i gjermanëve drejt ishujve grekë shuan çdo dilemë se Gjermania do lejojë falimentimin e Greqisë, porsa kohë kjo e fundit siç duket do i “lëshojë” ishujt, aq sa gjermanët kanë filluar të ndjehen në tokën greke si në “shtëpinë” e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›