Kaos ne trafik shtohen policet rrugore ne Vlore

Shtimi i automjeteve dhe popullsisë në qytetin e Vlorës me pushues, mosrrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor kryesisht nga emigrantët si dhe parkimet e gabuara janë problemet që ndikojnë në vështirësitë, madje edhe bllokimin e qarkullimit rrugor gjatë sezonit të verës në qytetin turistik. Për të minimizuar këto probleme drejtoria e policisë rrugore ka marrë masa me shtimin e personelit dhe përqëndrimin e tij edhe në rrugët dytësore.
“Ka mjaft problematika dhe fillojnë që nga drejtuesit e mjeteve, por edhe mungesa e sinjalistikës e cila është mjaft problematike në qytetin e Vlorës. Problem është dhe parkimi i mjeteve sidomos në zonën e vijës bregdetare, pasi vende parkimi s’ka, rrugët janë tepër të ngushta, ndaj i këshillojmë që të gjejnë vende të përhtatshme për parkim, pasi në të kundërt do ndëshkohen me gjoba”-thotë Gëzim Gosturani, shef i Sektorit të Qarkullimi Rrugor.
Me gjithë masat e marra nga policia e Vlorës me shtimin e personelit edhe me efektiva nga Kosova përsëri qarkullimi në qytetin bregdetar mbetet problematik gjatë sezonit edhepër shkak të infrastrukturës së rënduar rrugore.
Festim Llanaj