Zjarr i përmasave të mëdha në Sarandë, rrezikohet manastiri
SARANDË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Kostar në skajin jugor të Sarandës.
Mësohet se zjarri i fuqishëm ka rënë në afërsi të manastirit qindravjeçar të Kostarit duke e rrezikuar seriozisht atë. Në rrezik janë vënë po ashtu banorët dhe banesat e tyre, duke parë që zjarri po përhapet me shpejtësi.
2 zjarrfikëse kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë në kontroll flakët. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Zjarri i rënë mbrëmjen e sotme është i pari për këtë sezon në Sarandë.
(m.a/BalkanWeb)