Plazhi i Tales në Lezhë, shifra rekord pushuesish në fundjavë
LEZHË- Plazhi i Tales në Lezhë po merr gjithnjë e më tepër vëmendje ne pushuesve që zgjedhin bregun e detit për pushimet e tyre. Pastërtia e rërës dhe e ujit janë faktori kryesor i rritjes së numrit të pushuesve në këtë plazh. Për pushuesit e vendosur në bregdetin e Tales, qetësia që e karakterizon këtë zonë ka tërhequr vëmendjen e tyre.
“Plazhi i Tales i mirë duket, sidomos kur nuk ka erë. Rëra dhe uji janë shumë të mira”, shprehet një pushues.
Ndërsa një tjetër thotë “Sot për sot më duket plazhi më i pastër. Për fundjavë është mjaft i mirë. Vijmë këtu me fëmijë të vegjë, është mjaft i qetë”.
Cdo fundjavë plazhi i Tales frekuentohet nga të paktën 20 mijë pushues, ndërsa pritet që ky numër të shkojë drejt rritjes. Distanca e shkurtër me kryeqytetin dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)