E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, rruga Bardhet-Iballë e shkatërruar, banorët largohen nga zona

PUKË- I lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë mirëmbajtje, segmenti rrugor Bardhet- Kryezi- Iballë në rrethin e Pukës po detyron banorët e fshatrave të thellë të këtij rrethi që të braktisin vendlindjen.

Rruga prej muajsh është hequr nga inventari i rrugëve nacionale. Banorët e zonave që përshkon rruga në thellësitë e veriut, që nuk kanë mënyrë tjetër lidhjeje janë të detyruar që të gjarpërojnë grykave të maleve, në rrugën e rrezikshme. Përrenjtë që tashmë kanë shtrirë shtratin e tyre edhe mbi trasenë e rrugës. Rrëshqitjet nga skarpatet e malit po edhe gropat cdo ditë po e bëjnë mjaft të vështirë e të rrezikshëm qarkullimin në këtë segment rrugor.

“Qarkullimi është shumë i vështirë, kur është për verë imagjino për dimër. Edhe ata punëtorë që kanë qenë për mirëmbajtje edhe ata i kanë hequr”, shprehet një shofer.

Ndërsa një tjerët shton “Ne jemi pa rrugë, shpresat i kemi tek qeveria. Është i domosdoshëm të rregullohet rruga, që vendi të bëhet i banueshëm nga njerëzit, se kështu ka dalë nga loja”.

Segmenti rrugor Bardhet- Kryezi- Iballë përdoret gjatë verës edhe nga turistët e huaj të cilët sa vijnë e po e braktisin, si pasojë e gjendjes së rënduar me gropa që thellohen e zgjerohen cdo ditë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›