E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata nga bora, pritet mbledhja e Komitetit të Emergjencave

TIRANË- Kryeminisitri i vendit Sali Berisha, për shkak të gjendjes emergjente që paraqitet në zonat verilindore dhe juglindore të vendit ka vendosur të mbledhë sot në mbrëmje në ora 20.:00 Komitetin e Emergjencave.

Sot përkeqësimi i motit dhe bllokimi i rrugëve nga dëbora e madhe ka pasuar me shtimin e rasteve të urgjencave mjekësore, kryesisht të grave shtatzëna. Prej 14 ditësh, banorë të Pukës, Dibrës, Kukësit, Shkodrës, Hasit e Tropojës janë ngujuar nga bora.

Helikopterë drejt veriut, pas dy ditësh ndërprerje, vdes 85-vjecari teksa transportohej në spital. Ndërkohë sot mminsitri Haxhinasto e ka ndjekur situatën nga Puka, ndërsa ministri Nishani nga Librazhdi.

Në mbledhjen jashtë radhe të thirrur më 12 shkurt kryeministri Berisha shpalli gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Korcë dhe rrethin e Librazhdit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›