Jahjaga: Kosova të përfaqësohet si e njohën 87 vende
PRISHTINË- Presidentja Atifete Jahjaga vlerëson se përfaqësimi i Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare duhet të bëhet me emrin me të cilin është njohur ajo nga 87 vendet e botës dhe me emrin me të cilin Republika e Kosovës vendos marrëdhënie bilaterale, si shtet sovran dhe i pavarur.
Jahjaga i ka bërë këto komente gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësuesin e BE-së në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Robert Cooper, të shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe drejtori për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin Evropian për Veprim te Jashtëm, Fernando Gjentilinin.
Zyra e shtypit e presidencës së Kosovës bën me dije se Jahjaga nënvizon se dialogu në Bruksel, me lehtësimin e BE-së, nuk po zhvillohet për statusin e Kosovës, por për çështje teknike, të interesit të përbashkët ndërmjet dy vendeve dhe adreson çështje konkrete.
“Zgjidhjet që dalin nga dialogu duhet të jenë zgjidhje në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe ato duhet të garantohen nga BE-ja”, - ka thënë Jahjaga.
Ndërmejtësi i BE-së, Robert Cooper vlerëson se dialogu ka arritur një përparim të caktuar dhe se marrëveshjet kanë filluar të zbatohen gradualisht.
Ndërmjetësi i BE-së është interesuar në veçanti për qëndrimin e Presidentes për çështjen e përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.
(el.me/BalkanWeb)