E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurori urdhëron ndjekjen e abuzuesve të votave

Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi ka paralajmëruar ngritjen e mundshme të padive ndaj personave që kanë bërë keqpërdorime gjatë zgjedhjeve, nëse gjenden prova ndaj tyre. Ai ka urdhëruar shtatë prokuroritë komunale që të bëjnë mbledhjen e materialeve që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor dhe të fillojnë ndjekjen penale në të gjitha ato raste ku gjenden dëshmi të mjaftueshme për këtë.
 

Në një intervistë për BBC-së, Kabashi tha se prokuroritë komunale kanë afat 15 ditë për të raportuar për punën e tyre dhe më pas do të shihet nëse ekzistojnë dëshmi për të nisur procedurat penale ndaj individëve të caktuar.
Ai ka thënë se prokuroritë kanë ushtruar kallëzime penale edhe për zgjedhjet e vitit 2007 dhe ato të vitit 2009, por nuk ka pasur vendime gjyqësore lidhur me ato akuza. Sipas tij, kjo ka ndodhur jo pse nuk ka pasur prova ndaj tyre, por gjykatat nuk i kanë marrë në punë ato çështje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›