E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi kërkon planifikimin e buxhetit për rritjen e rrogave

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i vendosur për rritjen e pagave të premtuara nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Ai në mbledhjen e mbajtur sot nga qeveria në largim, kërkoi planifikimin e buxhetit për vitin 2011 me qëllim të plotësimit dhe rritjes së pagave për mësimdhënësit, policinë, shërbyesit civil, pensionistët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, minatorët, etj.
 

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi theksoi se politika e kësaj qeveria me përfshirjen edhe të programeve të partive tjera, që mund të jenë pjesë e koalicionit do të vazhdojë deri në vitin 2014, për të vazhduar me forcimin dhe konsolidimin e Kosovës siç tha ai, evropiane.
Thaçi përgëzoi edhe të gjitha mekanizmat shtetërore për organizimin e zgjedhjeve demokratike në Kosovë.
 

Në këtë mbledhje kabineti qeveritar i dha mbështetje kërkesës së ministrit në largim të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar për mbështetje financiare për finalizimin e fazës së pestë të projektit memorial “Adem Jashari”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›