E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wiesner: Akuza të çmendura të Dik Martyt

Ambasadori Frank Wisner, përfaqësuesi amerikan i treshes, e cila i ndërmjetësoi bisedimet Prishtinë- Beograd para pavarësisë së Kosovës, i ka quajtur të çmendura akuzat e Dik Martyt për kryeministrin e Kosovës dhe UÇK-në.

“Unë jam thellësisht skeptik ndaj këtij raporti. Ajo që është thënë duhet të argumentohet, dhe po që se ka fakte dhe argumente, ato t`i dorëzohen autoriteteve në Kosovë. Kosova është vend i rendit dhe ligjit, ka sistemin juridik, ka prokurorinë dhe jam i sigurt se po qe se është kryer vepër apo krim, autoritetet në Kosovë do ta hetojnë në tërësi”, ka thënë Wisner .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›