E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, 4 te vdekur nga të shtënat në Schwalmtal

Disa persona jane vrarë gjatë të shtënave në qytetin perëndimor gjerman Schwalmtal.Policia ka arrritur te arrestoje nje person i cili qendronte i armatosur brenda shtëpisë.
Mediat kanë raportuar se numri i viktimave është 4 ndërsa zëdhënësi i policise se Dysseldorfit Markus Niesczery se nuk dihet ende numri i sakte i viktimave.
"Rreth orëve të pasdites janë dëgjuar disa të shtëna. Sfondi i kësaj ngjarje mund të jetë një histori familjare."Disa prej anëtarëve të familjes janë vrarë, disa të tjerë janë plagosur por ende nuk është i qartë numri i viktimave. Autori i kësaj masakre gëzon shëndet të mire"deklaroi Niesczery
Sipas gazetës lokale "Rheinische Post", një çift ne prag divorci ishin takuar në shtëpi për të vlerësuar ndërtesën së bashku me avokatët dhe agjentët e pasurive të patundshme, perpara se të degjoheshin shtënat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›