E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani-Angli, biletat në tregun e zi

Tifozët anglezë dhe gjermanë jaën në “gjuetinë” e dëshpëruar të biletave për të ndjekur përplasjen e madhe midis dy vendeve në raundin e “vdekjes”.

Restorantet dhe baret në Bloemfontein janë shndërruar në qendra ku tifozët e dy gjigantëve europianë janë gati të paguajnë shumë të kripura për të siguruar një biletë.

Zotëruesit afrikanojugorë të biletave kërkojnë që blerësit të paguajnë katër deri në pesëfish të çmimit që ka ajo.

“Një djalë kërkonte rreth 5000 rand për një biletë, teksa ajo kushtonte vetëm 350 rand”, - tha një tifoz anglez nga Portsmuthi. “Kjo ndodh në çdo Kupë Bote”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 26 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›