Trukimet, në dyshim një zyrtar i UEFA

Skandali i basteve mund të shpërthejë sërish në Gjermani. Sipas revistës prestigjioze “Del Spiegel” në dyshim është një funksionar i lartë i UEFA-s, ndërsa bëhet fjalë për një numër ndeshjesh të manipuluara. Me çështjen e në fjalë po merret prokuroria e Bokumit.
Sipas “Bild”, bëhet fjalë për sllovakun Jozef M., një prej 15 anëtarëve të Komisionit të Gjyqtarëve të UEFA-s.
Ky i fundit, më 22 tetor 2009, kishte takuar në qytetin sllovak Piestany me Marijo C, me të cilin besohet se ka ndikuar në caktimin e gjyqtarit boshnjak, Novo Paniç, ndërsa ky i fundit ka manipuluar në disa ndeshje të kategorisë së dytë, por dhe ndeshje në Ligën e Europës.
Më 18 nëntor të vitit 2009, besohet se në Lugano ai mori 50 mijë euro për manipulimin e ndeshjes ndërkombëtare për U-21, Zvicër-Gjeorgji.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 26 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili