Xhejms: “Anglia, më e mirë se Gjermania”

E gjithë vëmendja e botës sportive të futbollit është fokusuar në përballjen e dy gjigantëve europianë, Gjermani-Angli. Portieri i Anglisë, Dejvid Xhejms, tha se skuadra e tij nuk ka frikë dhe se Gjermania nuk është aspak më e fuqishme psikologjikisht se anglezët, duke theksuar se fati i ndeshjes do të zgjidhet pa vajtur te gjuajtja pas sipas tij “ne jemi një ekip më i mirë”.
Gjermania ka avancuar më shumë se Anglia në çdo finale të Kupës së Botës, qysh nga viti 1966, por tani trajneri Fabio Kapelo, tashmë duhet të provojë se ka ndërtuar një ekip fitues dhe se lojtarët e tij janë gati për të nxjerrë jashtë loje armiqtë e vjetër.
Anglia ka humbur me penallti me Gjermanisë në Kampionatin Botëror të vitit 1990 si dhe në Kampionatin Europian 1996, por në përballjen e fundit në nëntor të vitit 2008, në Berlin, Anglia triumfoi 2-1 ndaj djemve të Johakim Lëvit.
“Unë jam i bindur se me ekipin që kemi penalltitë nuk do të jenë një zgjidhje”, - tha Xhejms. “Përse? Pasi unë mendoj se ne jemi një ekip më i mirë se Gjermania. Ne luajtëm në Berlin dhe i mundëm ata 2-1, në një ndeshje që mund ta fitonim edhe me një rezultat më të thellë. Ajo është një skuadër e fuqishme, e renditur e gjashta në botë, pro ne nuk kemi frikë aspak. Ne jemi të bindur se mund të mundim ata. Ne kaluam kualifikueset, fazën grupe, dhe jemi të bindur se do t’i bëjmë të lumtur anglezët duke mundur Gjermaninë. Ne i respektojmë ata, por ata janë të mundshëm”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 26 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili