Gjermania pa Kakaun kundër Anglisë

Gjermania do të jetë pa sulmuesin e saj Kakau kur të përballet em Anglinë në një tetat e finaleve të Kupës së Botës, në Bloemfontein të Afrikës së Jugut.
Sulmuesi 29-vjeçar i Shtutgardit, i cili ka luajtur në tri ndeshjet e fazës së grupeve për Gjermaninë, vuan nga një problem muskulor në bark gjatë stërvitjes së ditës së premte.
“Ky dëmtim do të thotë se ai nuk mund të luajë kundër Anglisë”, - tha Oliver Bierhof, menaxheri i ekipit të Gjermanisë. “Ne jemi duke punuar që ai të jetë gati për ndeshjen e ardhshme. Ne kemi besim se do të jemi”.
Dyshimet ekzistojnë ende edhe për Bastian Shvajnshtajgerin dhe Zherom Boateng, por Birhof shpreson se ata do të jenë gati në kohë për t’u përballur me formacionin e Fabio Kapelos.
“Ne do të shohim nëse dëmtimi i tyre është rikuperuar mjaftueshëm për të marrë pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit”, - tha Birhof.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 26 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili