FIFA pranon problemet me Jabulanin

FIFA pranoi se ka diçka që mund të jetë gabim me topin “Jabulani”, që po përdoret në ndeshjet e Kupës së Botës, por ajo nuk dëshiron të ndërmarrë asnjë problem deri në fund të turneut.
Shumë lojtarë e kanë konsideruar Jabulanin si një “top supermarketi”, duke thënë se është shumë i paparashikueshëm dhe se fluturon në ajër shumë lehtë.
“Ne nuk jemi të shurdhër”, - tha sekretari i përgjithshëm i FIFAS, Zherom Valke. “FIFA nuk është indiferente rreth atyre që po thuhen ndaj topit”.
Valke tha se FIFA do ta diskutojë çështjen me trajnerët dhe ekipet pas Kupës së Botës, e më pas do të takohet me prodhuesin Adidas.
“Ka disa rregulla mbi masën dhe peshën, por topi duhet të jetë perfekt”.
Portierët janë ankuar për topin në finalet e mëparshme të Kupës së Botës, por kësaj radhe janë shtuar edhe trajnerët në pakënaqësitë e tyre.
Në fazën e grupeve të vitit 2010 janë shënuar 16 gola më pak se në vitin 2006: 117-101. Gjithsesi, ekipet luajtën me një stil më mbrojtës.
Adidas ka prodhuar topa për Kupën e Botës nga viti 1970 dhe është në kontratë deri në vitin 2014.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 26 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili