Shqipëria në flake, digjen banesa e plagosen banorët
Situatë shqetësuese në të gjithë vendin për shkak të zjarreve. Flaket kanë përfshirë sot Orikumin në Vlore, fshatin Darzezë në Fier, Lushnjen e Kavajen. Era ka ndihmuar në perhapjen e shpejte te flakëve, ndërkohë që bilanci paraprak flet pë shtëpi të djegura, sipërfaqe te tera pyjesh dhe shkuresh te shkrumbuara dhe nje person te plagosur. Darzezë, flakët e zjarrit përparojnëFier- Shkrumbim i sipërfaqeve pyjore, rrezik serioz për bregun me pisha të Darëzezës dhe evakuim i pushuesve dhe banorëve. Situata në fshatin Darzezë pas rënies së zjarrit në mesditë ende nuk është përmirësuar. Mësohet se zjarri vazhdon të përparojë, megjithë punën dhe angazhimin maksimal të forcave policore dhe zjarrfikëse.
Nga të dhënat paraprake mësohet se 1 hotel dhe 3 banesa janë përfshirë nga flakët, ndërkohë që banorët janë në panik, pasi janë detyruar të lënë banedsat e tyre dhe të largohen në drejtim të një vendi më të sigurt, për të qenë larg flakëve.
Dëmet në bagëti janë të pallogaritshme, ndërkohë që një bilanc mësohet se do të bëhet më vonë, pas qetësimit të situatës.
Shkaku i zjarrit sipas policisë ende nuk ka dalë, ndërkohë që eksperët janë duke hetuar në disa pista.
Orikum, digjen shtëpi, plasoget një person Vlorë- Një zjarr i papritur në Orikum të Vlorës ka përfshirë në flakë dy shtëpi dhe ka lënë një preson me dëmtime të lehta. Ndërkohë në rrezik janë shumë shtëpi të tjera.
Ai mësohet se është banor i zonës, por gëzon shëndet të plotë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se zjarri po përparon me shumë shpejtësi, favorizuar edhe nga era. Në vend kanë mbërritur forca të shumta të policisë, zjarrfikëseve dhe banorë të zonës, të cilët po luftojnë me flakët, por ende nuk ka lokalizim të vatrës.
Për momentin nuk ka informacione të detajuara, pasi policia po punon për izolimin e zjarrit dhe që të mos vijojë në të tjera banesa të zonës. Më pas mësohet se do të hetohet rreth shkaqeve.
Zjarr i qëllimshëm, nga pakujdesia, apo nga djegia e kullotave janë disa nga pistat ku do të përqendrohet puna e policisë dhe ekspertëve të zjarrit.
Banorët janë përfshirë nga paniku, sepse flakët janë duke përparuar. Njëri prej banorëve thotë se zjarri ka rënë në Kodrën e Pjeshkores.
Aktualisht kanë vajtur në vendngjarje efektivë nga baza e Pashalimanit, efektivë të policsë, zjarrfikësja dhe banorë të zonës. Banorët mendojnë që zjarri është i qëllimshëm por ende nuk dihen shkaqet pasi flakët vazhdojnë akoma në zonë. Dy shtëpi janë të djegura tërësisht, dhe rrezikohen edhe dy të tjera.
***Duke u gdhirë dita e sotme në fshatin Ponçar të rrethit të Devollit ka rënë një zjarr në banesën e Shaban Hyskaj, 60 vjeç. Fillimisht zjarri ka rënë në oborrin e shtëpisë ku ka pasur dhe një sasi të madhe bari. Më pas është prekur edhe plevica e cila ishte ngjitur me shtëpinë dhe për pasojë është djegur e gjithë shtëpia. Shkaku mendohet se është pakujdesia. Nga hetimet paraprake mendohet se nje bisht cigarje i ndezur ka shkaktuar zjarrin ne oborrin mbrapa shtepise. Vazhdojne hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
Zjarr edhe në Kavajë
Ndërkohë një vatër e dytë zjarri është evidentuar në Kavajë në fshatin Lekaj ku janë duke u djegur sipërfaqe të tëra me ullishte. Sipas burimeve mësohet se zjarri rrezikon të përhapet edhe në banesat e zonës prandaj shumë banorë të fshatit janë vënë në ndihmë të zjarrëfikseve.