Gjermani/ Dorëhiqet peshkopi, akuza se ka abuzuar me fëmijët
Një peshkop gjerman për të cilin thuhet se ka abuzuar fizikisht me fëmijë, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë i ditur nga dioqeza ku ai bënte pjësë. Peshkopi Walter Mixa, gjithashtu mund të përballet me akuza për mashtrime financiare, i ka shkruar një letër Papa Benediktit të 16-të, raportoi dioqeza e Augsburg-ut, në qytetin katolik të Bavarisë. I kritikuar rëndë për shkak dhunës së përdorur dhe akuzave për shpërdorim, ipeshkvi i Augsburg-ut Walter Mixa, sipas të dhënave të Dioqezës së Papa Benediktit të XVI-të, ka kërkuar dorëheqjen e tij në mënyrë që Kishës, të mos i krijoheshin më dëme dhe për të lejuar një fillim të ri". Sipas informacioneve të disa gazetave gjermane, Mixa letrën e tij adresuar Papës, e ka shkruar të mërkurën. Peshkopi ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i peshkopit të Augsburg-ut dhe nga posti i peshkopit ushtarak të Bundesverit. Kryetari i Konferencës së peshkopëve katolikë gjermanë, arkipeshki i Freiburg-ut Robert Zollitsch i kishte rekomanduar më parë atij një pushim. Mixa është akuzuar kur ishte pastor i Schrobenhausen-it, se kishte rrahur fëmijët jetimë dhe kishte shpërdoruar paratë e një fondacioni për shtëpitë jetimore duke shkelur rregulloren. Para disa ditësh ai pranoi që kishte rrahur fëmijët dhe deklaroi se me administrimin financiar nuk është marrë në mënyrë të rregullt. Për disa javë radhazi, peshkopi e kishte mohuar se i kishte dhunuar fizikisht fëmijët, por në fund e pranoi një fakt të tillë. Disa nga viktimat e tij, thanë se ai i ka goditur me shumë forcë në fytyrë.