E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grevë 24 orëshe e administratës shtetërore


Administrata shtetërore në Greqi filloi sot një grevë 24-orëshe në shenjë proteste kundër masave antikrizë të qeverisë. Masat që qeveria ka vendosur të ndërmarrë parashikojnë ulje të pagave dhe shtim të tatimeve.
Në grevën e organizuar nga Federata e Nëpunësve Shtetërorë (ADEDI), do të marrin pjesë nëpunësit nga ministritë dhe institucionet e vendit, administrata tatimore, doganat, kompanitë e sigurimeve, arsimtarët dhe mjekët. Kjo grevë pason atë të zhvilluar pak ditë më parë për të njëjtën arsye, pra kundër masave të qeverisë, të zhvilluar nga punonjësit e sektorit të transportit publik dhe atë të taksistëve.
Kundër masave të vendosura nga qeveria, dhe kundër reformës fiskale, të aprovuar në parim nga parlamenti, së bashku me taksistët dhe shoferët e autobusëve, e mjeteve të tramvajit, protestuan edhe avokatët dhe mësuesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›