Boja emërohet përfaqësues i Kosovës në Riad
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dekretoi të enjten Rexhep Bojën në detyrën e të ngarkuarit me punë të Republikës së Kosovës në Arabi Saudite, me seli në Riad.
Emërimi është bërë pas konsultimeve me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial për themelimin e misionit diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite.