E Diel, 1 Nëntor 2026

Vullkani në Islandë, aviacioni regjistron humbje kolosale

Tashmë po bëhet e qartë kostoja e ndërprerjes së fluturimeve në Evropën veriore.

Industria e aviacionit është kritikuar rëndë për masat që ndërmori.

Udhëheqësit e industrisë kanë vënë ne pikëpyetje vendimin e marrë për ndërprerjen e fluturimeve, si pasojë e hirit vullkanik nga një shpërthim në Islandë.

Ata thanë se kjo do t'iu kushtojë atyre 1.7 miliard dollarë.

Ata kanë thënë se situata u përkeqësua nga vendimet e gabuara qeveritare dhe se do të kërkojë kompensim prej tyre.

Por një studim i shkencëtarëve zviceranë e kundërshton përshtypjen e industrisë që hiri nuk ishte kërcënues duke thënë se ndërprerja ishte e domosdoshme deri sa situata të qartësohej.

Ndërkohë, autoritetet evropiane thonë se gjatë ditës së enjte trafiku ajror në kontinet do të normalizohet.

Ato kanë vlerësuar se të mërkurën u realizua një e treta e fluturimeve.

Por dhjetra mijëra pasagjerë ende janë të bllokuar nëpër botë.

Gjeologët thonë se vullkani po prodhon gjithnjë e më pak hi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›