Gjermani, Dortmundi i përgjigjet Bajernit
Është luajtur dje në kampionatin gjerman, java e fundit e fazës së parë. Në fakt, sfidat kishin nisur që të premten me triumfin e bavarezëve ndaj Këlnit të Orshit me rezultatin 3-0, fitore që u lejoi djemve të Hejckens që të siguronin vendin e parë dhe kurorën e dimrit. Sidoqoftë, kjo nuk e ka demoralizuar aspak skuadrën e Borusias së Dortmundit, që në transfertën e Freiburgut ka ditur që të fitojë, duke realizuar një poker në portën e kundërshtarëve. Levandovski do ta çelte serinë e golave që në minutën e 7-të, por vendësit do të barazonin 24 minuta më pas me anë të Rosenthalit. Sidoqoftë, skuadra e Klop do ta mbyllte në avantazh pjesën e parë pas golit të Gëndoganit në të 44-ën. Në pjesën e dytë, Grojshkrojtc dhe Levandozvki do të vulosnin fitoren 4-1 për kampionët në fuqi të Gjermanisë. Bajerni e mbyll fazën e parë në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Dortmundi me 34 pikë.
Bundesliga
Të premten
Bajern Mynih – Këln 3-0
Dje
Volfsburg – Shtutgart 1-0
Hofenheim – Herta 1-1
Leverkusen – Nurenberg 0-3
Hamburg – Augsburg 1-1
Freiburg – Dortmund 1-4
Shalke – Verder Bremen X-X
Sot
K’Lautern – Hanover 15:30
Munshengladbah – Mainc 17:30