Skënderbeu e Flamurtari shënojnë nga 5 herë
Viktimat janë Apolonia dhe Shkumbini, që pësojnë një thes me gola
Skënderbeu shpartallon Apoloninë në “Loni Papuçiu”. Kampionët e Shqipërisë kanë fituar me rezultatin e thellë 1-5 ndeshjen e cilësuar si delikate për ta. Muzaka, Shkëmbi (penallti), Tahirllari dhe Bratiç e kanë çuar ndeshjen në 0-4, përpara se Agasta të shënonte golin e flamurit për fierakët. Në fund ka pak lavdi dhe për spanjollin Ribeiro me golin e pestë të takimit. Me këtë triumf, korçarët rimarrin vendin e tretë në renditje, duke spostuar në të katërtin Kastriotin. 23 pikë për bardhekuqtë, të cilët prej disa ndeshjesh radhazi po njohin vetëm fitore.
Flamurtari ka “shtetur” Shkumbinin me një rezultat që nuk të lë asnjë kompromis: 5-0. Progni dhe Lena janë autorët e katër golave të parë të shënuar që në 45 minutat e para (nga një dygolësh secili). Në fund të takimit Telushi rrumbullakos shifrat në 5-0 për skuadrën e Shkëlqim Muçës, që e nis kështu mbarë aventurën e tij në krye të stolit vlonjat. 21 pikë për skuadrën vlonjate, e cila duket se me Muçën ka gjetur atë marsh më shumë, që i mungonte.
E premte
Kastrioti-Kamza 3-2
Shënues: Inkango 24′, 54′, Xhihani 79′ / Pema 86′ (11-m) , Belçev 90′
E shtunë (ora 13:00)
Pogradeci-Teuta 1-2
Shënues:Eminhazeri 17′ / Çota 65′, Osmani 89′
Tirana-Laçi 1-0
Shënues: Morina 78′
Bylis-Tomori 4-2
Shënues: Teqja 14′, Korreshi 16′, 45′, Shoshi 71′ / K.Arbri 13′, Bakiu 89′
Apolonia-Skënderbeu 1-5
Shënues: Agastra 70′/ Muzaka 31′, Shkembi 39′ (11-m), Tahirllari 45′, Bratiç 53′, Riberio 79′
Flamurtari-Shkumbini 5-0
Shënues:Progni 5′, 29′, Lena 43′, 45′ (11-m), Telushi 89′
Vllaznia – Dinamo 2-1
Shënues: Smajli 49’, Vajushi 57’/ Shtini 42’
Renditja
Skuadra N F B H P
1. Teuta 12 10 1 1 31
2. Tirana 12 8 2 2 26
3. Skënderbeu 12 6 5 1 23
4. Kastrioti 12 7 1 4 22
5. Flamurtari 12 6 3 3 21
6. Vllaznia 12 5 2 5 17
7. Bylis 12 5 2 5 17
8. Pogradeci 12 5 1 6 16
9. Shkumbini 12 4 3 5 15
10. Kamza 12 4 1 7 13
11. Laçi 12 4 4 4 10
12. Apolonia 12 2 2 8 8
13. Tomori 12 2 2 7 8
14. Dinamo 12 0 3 9 0
Shënim: Dinamos i janë zbritur tri pikë nga UEFA
Laçit i janë zbritur 6 pikë nga Komisioni i Disiplinës