E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana fiton me vuajtje, mjafton gafa e portierit

TIRANE-Një Tiranë pa shumë ide, por me një këmbëngulje të madhe, ka marrë 3 pikë të tjera në kampionat, duke mundur 1-0 Laçin në "Qemal Stafa".

Bardheblutë kanë patur përballë një skuadër me moral përtokë, që sapo ishte dënuar nga Komisioni i Disiplinës me uljen e 6 pikëve në renditje, por sërish ata kanë vuajtur shumë për të marrë fitoren. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte me rrjeta të paprekura, i riu Morina ka gjetur golin e fitores për skuadrën rekordmene të vendit. Megjithatë, ishte një gafë e portierit Vashaku ajo që ndihmoi Tiranën të shënonte. Ai gaboi rëndë përballë Morinës, i cili nuk fali dhe realizoi golin e fitores. "Më erdhi keq që fituam pas një gafe të portierit, që mesa pashë është shumë i talentuar, - tha pas ndeshjes trajneri i Tiranës Rubio Sançez. -Kur kam ardhur këtu në fillim, ndihmësi im Sokol Bulku më tha se kam për të vuajtur shumë, pasi të gjithë ndaj nesh luajnë si kundër Realit të Madridit. Po e konstatoj përditë këtë, pasi të gjitha ndeshjet tona kanë qenë emocionuese për mua në pankinë", shtoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›