E Diel, 1 Nëntor 2026

TKZ: Përse nuk po nis puna me stadiumin?

Ishte parashikuar që të niste para tre muajsh nisja e punimeve rreth rindërtimit të stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’ në Tiranë. Por vonesat kanë irrituar grupimin “Tifozat Kuq e Zi”. Këta të fundit, nëpërmjet një komunikate, kanë reaguar ashpër për dhe neglizhencën e rreth kësaj çështjeje. “Asnjëherë nuk u bë transparencë me shqiptarët dhe të jepen arsyet e mosnisjes së punimeve deri sot. Ndërtimi i stadiumit të ri, i cili kemi përshtypjen se qëllimisht po zvarritet dhe skajshmërisht po politizohet, përveçse shkon në dëm të kombëtares, prish edhe imazhin e vendit dhe sportit në përgjithësi, dhe janë Tifozat Kuq e Zi ndër ato palë që e vuajnë më së shumti mungesën e një stadiumi, duke pritur me orë të tëra pranë hyrjeve të stadiumit që kundërmon”, thuhet në reagimin e ‘Tifozëve Kuq e Zi’. Sipas tyre, Shqipëria mbetet vendi i vetëm në Europë që ende nuk e ka një objekt të mirëfilltë sportiv. “Me anë të këtij reagimi i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare dhe palëve të tjera të përfshira në këtë projekt që urgjentisht të fillojnë punën për ndërtimin e impiantit aq të dëshiruar për të gjithë shqiptarët”, thuhet në fund të reagimit të tyre. ‘Tifozat Kuq e Zi’ së fundmi kishin bojkotuar ndeshjen Shqipëri–Azerbajxhan, pasi nuk ishin të kënaqur me punën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›