E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, Erdogan thirrje turqve: Integrohuni në shoqëri

Kryeminsitri turk, Taip Erdogan, i ka bërë thirrje qytetarëve turq që jetojnë në Gjermani, që të integrohen në shoqërinë e këtij vendi. Duke folur përpara 10 mijë personave në Duseldorf, ai ka deklaruar gjithashtu se të drejtat e minoriteteve nuk duhet të injorohen.
"Nuk ka rëndësi se në cilën shoqëri jetojmë, ne duhet të integrojmë veten. Është e rëndësishme për shoqërinë tonë dhe të tjerat. Pavarësisht asimilimit, askush nuk është i aftë që të na shkëpusë ne nga kultura jonë" ka deklaruar kryeminsitri turk.
Ai ka shtuar se Turqia duhet të kishte ndryshuar ligjin i quajtuar Mavi card, për mbajtjen e qytetarëve gjerman, në mënyrë që të bëjë më të lehtë për ta që të bashkëpunonin me bankat dhe autoritet e tjera shtetërore.
" Ne do ti zgjidhim këto probleme, me ndryshim ë këtij ligji. Dhe do të pranojmë këtë kartë, si një kartë identiteti, duke e bërë kësht upunën me të lehtë" është shprehur Erdogan.
Ky fjalim ishte fillimi i vizitës së Erdogan në Gjermani. Ai kishte parashikuar që të takohej edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, në një 1 mars, për të hapur panairin më të madh të kompjuterave në Hanover.
Megjithatë Edrogan ka parashikaur që të kthehet në Turqi për funeralin e ish kryeminsitrit turk Necmetin Arbakan, themeluesi i lëvizjes islamike modern, por zëdhënësi i Merkel ka deklaruar se nuk është paralajmëruar për një ndryshim të axhendës.
Këto deklarata mbi integrimin e turqve në Gjermani, të Erdoganit vijnë në kohën kur kacelarja, Merkel, deklaroi pak kohë më parë se multikulturalizmi në Gjermani ka dështuar.
Sipas saj emigrantët në Gjermani, shumica e të silëve vijnë nga Turqia, nuk kanë mundur të integrohen në shoqërinë gjermane, dhe kjo i ka sjellë probleme vendet. Kushti parë i të jetuarit në Gjermani sipas Merkelit, është mësimi i gjuhës gjermane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›