Rritet presioni global mbi Gadafin
Kryeministri britanik, David Kameron dhe ai kanadez, Stephen Harper kërkojnë largimin e Gadafit, teksa Hillari Klinton përgatitet për bisedime lidhur me Libinë në Gjenevë.
Më shumë liderë botërorë bëjnë thirrje për largimin e Gadafit ndërkohë që lideri libian lufton për mbijetesën e tij.
Listës së liderëve botërorë qëi janë shtuar thirrjes për largimin e Gadafit tashmë iu është bashkuar edhe Kryeministri Britanik dhe ai kanadez. Komentet e tyre vijnë në një kohë që Hillari Klinton përgatitet për bisedime lidhur me Libinë në Gjenevë të Zvicrës.
Të hënën, Klinton do të takohet me ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në një takim të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njëriut në Gjenevë.
“SHBA-ja po i ofron çdo lloj ndihme libianëve që mund të dëshirojnë dhe të marrin në konsideratë rrëzimin e Gadafit dhe familjes së tij”, theksoi Klinton.