E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i Paolo& Vittorio Tavianit

Edicioni i 62 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin u mbyll mbrëmë me ceremoninë e çmime. Berlini cilësohet si një festival i angazhuar për sa i përket   tendencave social politike që evidentohen nga prurjet e kinemasë botërore, e që spostojnë në vend të dytë vlerat estetike. Kështu për shembull një nga filmat më vlerësuar në konkurrimin kryer, Vetëm era, është një film hungarez me përmbajtje të qartë social-politike me regji të Bence Fliegauf që flet për vrasje të ciganëve në një qytet të vogël në Hungari.

Megjithatë ky edicion i Berlinales është vlerësuar si një nga më të mirët e e viteve të fundit.

Juria e drejtuar nga regjisori britanik Mike Leigh vlerësoi me Ariun e artë, vëllezërit Paolo& Vittorio Taviani për filmin Çezari duhet të vdes duke shënuar një arritje për kinemanë italiane me dy krijues të rëndësishëm të kinemasë së viteve shtatëdhjetë-tetëdhjetë.

Çmimi i Madh i Jurisë Ariu i Argjendtë iu dha pikërisht filmit Hungarez Vetëm era nga Bence Fliegauf.

Regjisori më i mirë: Christian Petzold për filmin Barbara.

Aktorja më e mirë: Rachel Mwanza në filmin Rebelet nga Kim Nguyen.

Aktori më i mirë: Mikkel Boe Følsgaard në filmin Çështje mbretërore nga Nikolaj Arcel. Ky film fitoi edhe çmimin për skenarin shkruar nga Nikolaj Arcel dhe Rasmus Heisterberg.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›