Gjermani, Meta: Politika fajtore për mos integrimin e Shqipërisë
TIRANE- Në vijim të vizitës në Gjermani, lideri i LSI-së Ilir Meta zhvilloi takime me zëdhënësin për Politikën e Jashtme të grupimit më të madh në Bundestag, CDU –CSU, Philipp Missfelder, zëdhënësin për Çështjet për Ekonominë të po këtij grupimi parlamentar Joachim Pfeiffer si dhe takimin me përfaqësuesin e Social Demokratëve në Komitetin e Jashtëm të Bundestagut, Ditemar Nietan.
Lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE dhe mos marrjen e statusit të vendit kandidat, Meta shprehet se Shqipëria duhet ta kishte marrë kohë më parë statusin e vendit kandidat dhe kohë e çmuar është humbur në këtë drejtim.
"Arsyeja kryesore ka qenë mungesa e përgjegjësisë dhe nivelit të duhur të politikës sonë, pa synuar për ta lokalizuar dhe specifikuar në mënyrë të veçantë. Në fund të fundit çdo lloj papërgjegjshmërie, kudo që ajo mund të veçohet apo të identifikohet, është një përgjegjësi që i mbetet klasës politike në vend", tha Meta.
Sipas tij, klasa politika duhet të jetë serioze në mënyrë që të fitojë besueshmërinë nga Bashkimi Europian. "Dihen prej kohësh prioritet e rekomandimet e bëra publike dhe njëkohësisht dihet se ka munguar vullneti i qartë për të votuar jo vetëm këto ligje, por edhe për të treguar seriozitetin rreth këtij procesi, për të vendosur një interes mbarëkombëtar si integrimi, mbi axhendat e ngushta politike të çdo force politike apo drejtuesi", nënvizoi kreu i LSI-së.
(ma.ar/BalkanWeb)