E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia merr statusin e vendit kandidat ne BE

Bashkimi Europian i dha Sebise statusin e vendit kandidat duke cituar permiresimin e marredhenieve te ketij vendit me Kosoven. 27 vendet anetare te BE-se e shpallen vendimin e tyre mbreme gjate takimit te nivelit te larte ne Bruksel.

Presidenti i Keshillit Europian Herman Van Rompy e quajti kete nje arritje mbreselenese per Serbine - nje vend i cili u bombardua nga forcat e NATO-s 13 vjet me pare per shkak te fushates se spastrimit qe nisi kunder popullates shqiptare te Kosoves.

Ne rame dakort qe ti japim Serbise statusin e vendit kandidat per ne BE. Kjo eshte nje arritje e mrekullueshme rezultat i perpjekjeve te demonstruara nga te dyja palet ne dialogun mes Prishtines e Beogradit. Shpresoj se ky hap do te inkurajoje Serbine qe te nderrmare perpjekje te metejshme per te plotesuar kriteret e vendosura politike dhe ekonomike per anetaresimin ne BE. Gjithashtu une shpresoj se Beogradi do te vazhdoje te mbeshtese bashkepunimin rajonal dhe marredheniet e fqinjesise se mire ne Ballkanin perendimor.

Serbia eshte perpjekur per vite qe ti bashkohet Bashkimit Europian. Por udheheqesit e BE kishin kerkuar me shume bashkepunim nga Serbia per te kapur kriminelet e luftes dhe per te permiresuar marredheniet me Kosoven.

Gjate tre viteve te kaluara policia serbe kapi dy te dyshuarit kryesor per krime lufte Ratko Mladic dhe Radovan Karaxhicit.

Ndersa Serbia me vendosmeri kundershton njohjen e pavaresise se Kosoves ajo arriti dy marreveshje te rendesishme me Kosoven ate per menazhimin e kufirit dhe per perfaqesimin e Kosoves ne forumet nedrkombetare.

Anetaresimi ne Bashkimin Europian zgjat me vite dhe nuk eshte e qarte se kur Serbia do te jete gati te anetaresohet ne kete organizate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›