Tiranë, vëllai plagos vëllanë, në përpjekje për të shpëtuar nënën
TRIANË- Sherri mes dy vëllezërve ka përfunduar në plagosje të njërit prej tyre duke rrezikuar të përfundonte në tragjedi familjare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Kamberi, pasditen e sotme rreth orës 19:00, në afërsi të rrugës ‘Jordan Misja’ në Tiranë.
Nga hetimet paraprake mësohet se dy vëllezërit, 23-vjecari Ermal Kamberi, i cili vuan nga crregullime mendore dhe vëllai i tij 21-vjecari Blerim Kamberi pas një sherri banal janë grindur mes tyre. E ëma e vëllezërve ka tentuar ti ndajë djemtë e saj, por përpjekja e saj ka dështuar pasi djali i sëmurë, Ermali i ka futur duart në fyt.
Blerimi pasi ka tentuar të largojë të ëmën ka qëlluar mjete të ftohta vëllanë e tij.
Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka dërguar të plagosurin në Spitalin Ushtarak, dhe bën me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet, ndërkohë ka marrë në pyetje familjarët.
(el.me/BalkanWeb)