E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel Perfitimet e Kosoves nga marreveshja me te medha se humbjet

Ne nje interviste per per Zerin e Amerikes ligjvenesi nga Nju Jorku Eliot Engel tha se perfitimet e Kosoves nga marreveshja me Serbine mbi perfaqesimin e saj ne forumet rajonale dhe nderkombetare jane me te medha se sa humbjet. Ai tha se do te deshironte qe Serbia dhe Kosova te anetaresohen se bashku ne Bashkimin Evopian.

Zeri i Amerikes Zoti Engel marreveshja mes Kosoves dhe Serbise per perfaqesimin e Kosoves ne froumet rajonale dhe nderkombetare duket sikur i ka hapur rrugen Serbise qe ajo te marre statusin e kandidatit per ne BE. Para se te flasim per reagimet rreth marreveshjes a mund te na jepni mendimin tuaj per dhenien e statusit Serbise nga ana e BE-se

Eliot Engel Une nuk jam i gezuar qe Serbia tani mori statusin e vendit kandidat te Bashkimit Evropian. Une nuk jam kunder anetaresimit te Serbise ne BE sepse nje dite edhe Kosova do te behet anetare e BE-se dhe BE-ja eshte menyre e mire qe vendet te bashkepunojne me njeri-tjetrin nderkohe qe kufijte nuk jane aq te rendesishem kur vendet anetaresohen ne BE. Por ne nje kohe kur Kosova po mbahet jashte OKB-se kryesisht per shkak te Serbise dhe kur sipas mendimit tim Serbia nuk po ben ate qe duhet ose nuk vepron me pergjegjesi ne marredheniet me Kosoven une nuk do ta shperbleja Serbine. Une do te doja qe Kosova dhe Serbia se bashku te behen anetare te BE-se. Por ne tani duhet te sigurohemi qe mundesite te jene te hapura qe nje dite edhe Kosova te behet anetare e BE-se. Duhet te sigurohemi qe Serbia nuk do te jete e afte te bllokoje anetaresimin e Kosoves ne BE ashtu sic e ka bllokuar Kosoven te behet anetare e OKB-se. Prandaj une mendoj se keto gjera jane te rendesishme.

Zeri i Amerikes Udheheqesit e opozites ne Kosove jane te shqetesuar se permendja e rezolutes 1244 eshte nje hap prapa per Kosoven dhe mund te kete pasoja per sovranitetin e saj. A ka arsye qe ata te jene te shqetesuar

Eliot Engel Mendoj se ata duhet ta shohin marreveshjen si teresi. Mua nuk me pelqen rezoluta 1244. Mendoj se ajo nuk ishte rezolute e mire. Por duhet te shihet konteksti. Marreveshja nuk permend vetem rezoluten 1244 ajo merr parasysh edhe vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise sipas te cilit Deklarata e Pavaresise e Kosove nuk eshte ne kundershtim me ligjet nderkombetare. Prandaj une mendoj se nese marreveshja shihet nga ky kontekst ajo eshte nje plus i madh per Kosoven. I jep Kosoves perfaqesim si nje shtet dhe entitet i pavarur. Ne thelb une do ta shikoja ate si menyre qe detyron Serbine te pranoje Kosoven si shtet te pavarur sepse kemi dy shtete te cilat flasin me njeri tjetrin pra Serbia dhe Kosova. Keshtu qe une mendoj se ne cdo marreveshje te madhe nuk merr dot 100 per qind te asaj qe deshiron perpiqesh te marresh 100 perqind por asnjera pale nuk merr gjithcka. Une mendoje se ne teresi kjo eshte nje marreveshje e mire per Kosoven.

Zeri i Amerikes Kritiket argumentojne se perfitimet e Serbise nga kjo marreveshje jane te menjehershme kurse perfitimet e Kosoves jane te pakta dhe mund te vihen ne rrezik sepse nuk ka konsensus mes vendeve te BE-se ne lidhje me pavaresine e Kosoves.

Eliot Engel Mendoj se keto jane shqetesime te arsyeshme. Mendoj se kur arrihet nje marreveshje duhet te merren parasysh shqetesimet si keto por mendoj qe perfitimet jane me te medha se sa shqetesimet. Dhe pikerisht keshtu eshte rasti me marreveshjen ne fjale. Dua tju citoj nga deklarata e komisioneres se BE-se per punet e jashtme Catherine Ashton e cila u takua te merkuren me kryeministrin Hashim Thaci. Ajo thote se ne diskutimet me kryeministrin Thaci e ka perseritur deshiren e BE-se qe Kosova te afrohet me teper drejt Bashkimit Evropian. Kemi nje vit te pasur ne marredheniet e Bashkimit Evropian maredheniet me Kosoven studimin e fizibilitetit dialogun per liberalizimin e vizave marreveshjet tregtare pjesemarrjen e Kosoves ne programet e BE-se dhe shpresojme ne anetaresimin e Kosoves ne Banken Evropian per Rindertim dhe Zhvillim. Keto jane gjera te medha qe zonja Ashton ka thene se Kosova do te fitoje nga marreveshja.  Prandaj mendoj se kjo eshte shume pozitive. shte e vertete qe ka gjera qe nuk me pelqejne ne kete marreveshje ka gjera per te cilat Kosova duhet te shqetesohet. Serbet kane nje histori te tmerrshme persa i perket mospermbushjes se premtimeve. shte lehte te premtosh por kur vjen koha per permbushjen e tyre serbet nuk kane bere ate qe duhet. Ne duhet ti mbajme pergjegjes per kete. Pardje patem nje seance degjimore ne Komisionin e Dhomes se Perfaqesuesve per Marredheniet me Jashte me sekretaren e shtetit Hillary Clinton. Une ngrita kete ceshtje dhe i thashe sekretares Clinton se serbet duhet ta kuptojne se ata duhet ti zbatojne marreveshjet qe nenshkruajne me Kosoven. Bashkimi Evropian duhet ta kuptoje se nuk duhet te ece kaq shpejt me pranimin e Serbise nese Serbia nuk ben ate qe duhet. Per shembull ende ka probleme ne veri te Mitrovices. Kjo nuk me pelqen dhe mendoj se Serbia duhet te detyrohet ti ndale keto veprime te palogjikshme. Serbia nuk duhet te mbeshtese institucionet paralele referendumet qe serbet e veriut po organizojne. Keto jane provokime. Pra ka arsye per te qene skeptike. Por ne teresi mendoj se Kosova perfiton me shume se sa humb nga kjo marreveshje. Dhe perseri e them se marreveshja permban njohjen e Kosoves si nje shtet te lire dhe te pavarur nga te gjithe duke perfshire Serbine.

Zeri i Amerikes Sic e permendet edhe ju ka shqetesime se ne te ardhmen Serbia mund te bllokoje integrimin e Kosoves ne BE. Sa e mundur eshte kjo

Eliot Engel Mendoj se ky shqetesim duhet te trajtohet dhe te diskutohet ne menyre qe ne te ardhmen te mos perbeje problem. Mendoj se qeveria e Kosoves eshte duke punuar shume. Kryeministri ka treguar aftesi te medha politike per te marre nje vendim per te qendruar prane Shteteve te Bashkuara te cilat i kane bere thirrje te pajtohet me kete marreveshje dhe me Bashkimin Evropian. Mendoj se ne fund te fundit ardhmeria e Kosoves eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian dhe me mikun me te mire dhe aleatin e saj Shtetet e Bashkuara. Mendoj se ky ishte nje veprim i guximshem duke marre parasysh se asgje nuk eshte e sigurt dhe rreziqet ekzistojne. Por gjerat duhet te peshohen mire dhe mendoj se Kosova ketu fiton me shume se sa humb. Nuk them se nuk duhet te shqetesohemi por duhet te sigurohemi se premtimet do te permbushen. Une do te thoja se nese serbet nuk i permbushin premtimet atehere Kosova duhet te jete e kujdesshme kur te nenshkruaje marreveshje ne te ardhmen. Mendoj se kjo ishte nje mundesi qe ia vlente te shfrytezohej dhe e pershendes kryeministrin qe e beri kete.

Zeri i Amerikes Si anetar i Nenkomisionit te Kongresit per Evropen cili eshte mendimi juaj mbi politiken amerikane ne Ballkan A duhet nje angazhim me i madh i Shteteve te Bashkuara ne Ballkan apo duhet ti lihet Evropes te marre rolin udheheqes

Eliot Engel Shtetet e Bashkuara duhet te jene me te angazhuara. Nuk kam besim kur Evropa merr rolin udheheqes. Nese Shtetet e Bashkuar nuk do te ishin angazhuar ne vitin 1999 nuk do te kishte bombardime dhe serbet do te ishin ende ne Kosove pa asnje shqiptar atje. Shtetet e Bashkuara u desh te merrnin rolin udheheqes per te angazhuar evropianet. E njejta gje ka ndodhur edhe ne Bosnje. Mendoj se eshte me rendesi qe Shtetet e Bashkuara te jene te angazhuara ne Ballkan. Une mendoj se Shtetet e Bashkuara jane miku me i mire i Kosoves. E di se edhe Kosova deshiron qe ne te jemi te angazhuar atje. Ata na besojne ne dhe e dine se qeveria amerikane do te luftoje per ta e dine se Eliot Engeli gjithmone do te luftoje per ta ne zyrat e kongresit. Presidenti Barak Obama dhe sekretarja Klinton gjithashtu do te jene me Kosoven. Mendoj se kjo eshte  e rendesishme. Shtetet e Bashkuara duhet te jene te angazhuara ne rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›