Skoci moti i keq permbyt rruget
Kushtet e këqija atmosferike në Skoci kanë detyruar autoritetet vendase t’i kërkojnë qytetarëve të mos udhëtojnë jashtë vendit, ndërkohë që me mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Shkollat janë mbyllur dhe rrugët janë përmbytur nga reshjet e shumta.
Britania e madhe dhe Irlanda e Veriut janë gjithashtu vendet të cilat janë goditur nga reshjet e shiut dhe erra të forta, shpejtësia e të cilës ka kaluar më shumë se 130 km/ orë . Pjesa Qendrore e Skocisë ka qenë më e goditura , ndërkohë që autoritetet kanë lëshuar dhe këshilla për drejtuesit e automjeteve . Situata paraqitet mjaft e vështirë në veri dhe jug të vendit ndërsa pjesa më e madhe e rrugëve kryesore janë bllokuar.
Autoritetet në Britaninë e madhe kanë paralajmëruar banorët për përmbytje dhe të bëjnë kujdes, ndërsa mjaft fluturime janë anulluar. Parashikimet meteorologjike kanë bërë të ditur se situata do të vazhdojë e njëjtë edhe për ditët në vazhdim, ndërkohë që i ka bërë thirrje banorëve të marin masat e nevojshme.