Arrestohet një serb në veri
Një i dyshuar 27-vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, është arrestuar nga policia ne veri në Mitrovicë, bën të ditur Policia e Kosovës.
Në deklaraten e kësaj të fundit thuhet se "i dyshuari është arrestuar mbi bazën e dyshimit të përfshirjes së tij në një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, të raportuar në datën 23 prill, 2009, në veri të Mitrovicës".
"Besohet se i dyshuari ishte përfshirë në rastin e shpërthimit të një automjeti të tipit “Lancia”, ku besohej se ishte vendosur një sasi e eksplozivit nën automjet për të shkaktuar dëmin", njofton policia.